Superministria e Brendshme pritet të ndahet në dy ministri. Burime nga brenda PD bëjnë me dije se mund të ndahet ministria e Brendshme në Ministrinë e Rendit Publik dhe në Ministrinë e Pushtetit Vendor.

Të paktën kjo konfirmohet deri tani për ti hapur rrugë edhe ndonjë emërimi të ri në kabinetin Berisha, shkruan sot gazeta shqiptarja.com. Nëse vërtetë do bëhet kjo, thuhet se ministër Rendi mund të jetë Meta. Duke shkuar në ministritë më kryesore Metës i duhet edhe një eksperiencë në këtë drejtim. Megjithëse kreu i LSI, Ilir Meta është tërhequr nga marrja e ndonjë ministrie, suprizat në politikën shqiptare nuk kanë të sosur. Ndaj s'përjashtohet mundësia e hyrjes së Metës në këtë dikaster të rëndësishëm.
(sg/shqiptarja.com)