TIRANE - Një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, ende e pazbuluar nga guidat turistike, është Rëra e Hedhur në fshatin Rrjoll të Velipojës në Shkodër, në kufi me Shëngjinin. Por, pavarësisht se këtu nuk ka ende as rrugë makine, kohët e fundit kjo zonë është rrethuar e gjitha nga shtylla betoni e tela me gjemba, ndërkohë që kanë nisur madje edhe ndërtimet.
Me dhjetëra hektarë siperfaqe bregdeti, deri në afërsi të detit, janë rrethuar nga persona që e konsiderojnë zonën si pronë privatë të tyren. Rrethimet vazhdojnë përgjatë bregdetit, deri në 5 kilometra vijë bregdetare nga Rëra e Hedhur, në afërsi të fshatit Rrjoll. Përveç rrethimeve, që të bëjnë të dukesh sikur ndodhesh në një zonë ushtarake, në këtë vend ka nisur të shihen, megjithëse rrallë, edhe ndërtime të ndryshme.
E ndodhur mes malit dhe detit e me hapësira shumë të mëdha me rërë, kjo zonë është tepër e lakmueshmë për ndërtime dhe uzurpime tokash. Akoma më me interes pritet të shihet zonë kur të nisë investimi për rrugën që lidh fshatin Rrjoll me Shëngjinin, duke bërë që zona në fjalë të jetë surpriza më e re e turizmit në veri të vendit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com