Gjatë muajit maj pritet të shiten me ankand një sërë objektesh në pronësi shtetërore si dhe të ish- shoqërive huamarrëse "Xhaferri", "Gjallica" e "Vefa", me të cilave, përfshihen magazina, apartamente dhe objekte të ndryshme të përdorimit utilitar.
Vendimi për këto ankande është botuar së fundi në Fletoren Zyrtare. Ndër objektet me pronësi shtetërore që pritet të dalin në shitje me ankand janë disa zyra, kantinë vere, ofiçinë, etj.
Ankandet pritet të nisin në datën 6 maj dhe çdo person i interesuar për blerje, duhet të paraqesë në kohën e duhur pranë komisionit kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, garancinë bankare, ose mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave si dhe një dokument identifikimi.//atsh/