Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj

Privatizimet, Qeveria shpenzon në këshilltarë të huaj
Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për këshilltar projektesh. Vetëm në 2012 janë paraparë 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese për projekte të ndryshme. Këshilltarë ka kërkuar edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e Brezovicës dhe janë ndarë rreth 500 mijë euro.

Pothuajse nuk ka asnjë projekt për të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka paguar miliona euro për të marrë këshilla nga kompanitë e huaja.

Sipas vendimit të qeverisë, për Kosovën e Re do të shpenzohen rreth 900 mijë euro, për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës 2.5 milionë euro, pa përfshi edhe shumën e vitit të kaluar dhe privatizimin e rrjetit dhe distribucionit në KEK. 

Ministria e Tregtisë për koncesionimin e kompleksit turistik Brezovica ka planifikuar që për shërbimet këshilluese të angazhojë një kompani të huaj, për të cilën do të paguajë 500 mijë euro. MTI’ja ka bërë njoftimin për kontratë dhe muajin tjetër pritet edhe të zgjedhë këshilltarin e transaksionit për koncesionimin e Brezovicës.

Bernard Nikaj, këshilltar i ministres Mimoza Kusari- Lila, thotë se sivjet presin të zgjedhin edhe kompaninë këshilluese për projektin e Brezovicës. Ai tregon se kompania fituese do të japë këshilla deri në momentin kur ky projekt të jepet me koncesion.

“Për këshilltarët e transaksionit janë paraparë të shpenzohen rreth 500 mijë euro dhe këto mjete janë në kuadër të fondit për partneritet publiko privat në nivel të qeverisë, dhe presim që të alokohen përmes një vendimi të qeverisë në ditët e ardhshme”, thotë Nikaj.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'