Privatizimi, aksionet shtetërore të
Albtelecom, për herë të 4-t në shitje

Privatizimi, aksionet shtetërore të <br />Albtelecom, për herë të 4-t në shitje
TIRANE - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi se data 28 shkurt ora 12.00 është caktuar afati i fundit për paraqitjen e ofertave në ankandin publik me objekt shitjen e paketës shtetërore të aksioneve për Albtelecom sh.a. METE synon të privatizojë 24% të aksioneve shtetërore, të mbetura nga koha kur u shitën 76% e aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse tek grupi turk Çalik në vitin 2006. Vlera fillestare e ankandit është shpallur më parë 34 milionë euro. Kjo është hera e katërt që tentohet të shitet paketa në zotërim të shtetit shqiptar. Qeveria Berisha ka vendosur të nxjerrë në  në shitje aksionet e mbetura që në shkurt të vitit 2009.

“Pas një procesi shumë të suksesshëm me AMC-në, duhet të presim një proces tjetër të suksesshëm me shitjen e aksioneve të qeverisë në Albtelecom”, është shprehur në atë kohë kryeministri Berisha, në një nga mbledhjet e radhës të qeverisë. Por, procesi nuk ka qenë aspak i suksesshëm, në të kundërt, ka dështuar disa herë me radhë. Ankandi publik u shpall për herë të parë më datë 18 shtator 2011, më pas u shty për në 2 maj 2012, për t’u shtyrë sërish në dhjetor të po atij viti. Megjithatë, edhe këtë herë, u njoftua zyrtarisht se procedura e ankandit do të shtyhej në fund të shkurtit 2013.

Privatizimi i aksioneve të kompanisë telefonike, që zotëron gjithashtu edhe licensën për një nga shoqëritë celulare në vend, kryhet në një kohë kur privatizimet e mëdha, të Albpetrolit dhe katër HEC-eve në lumenjtë Bistricë e Mat, po hasin pengesa e vështirësi të njëpasnjëshme.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi