Privatizimi, dështon sërish
shitja e katër HEC-eve

Privatizimi, dështon sërish <br />shitja e katër HEC-eve
TIRANE - HEC-et mbi lumenjtë Mat e Bistricë kanë mbetur sërish pa u shitur. Tenderi për dhënien me koncension të katër hidrocentraleve: Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz, ofertat për të cilat duhej të hapeshin më 25 nëntor, ka dështuar për herë të tretë.

Sipas burimeve nga ministria e Ekonomisë, asnjë nga kompanitë që kishte tërhequr formularët e aplikimit nuk është paraqitur në garë. Si kriter, qeveria shqiptare kishte vendosur, ndër të tjera, që subjektet e interesuara duhet të vendosin garanci bankare 10 milionë euro për pjesëmarrje, duhet të kenë një përvojë minimale prej 20 vjetësh në këtë sektor, si dhe të kenë në pronësi një ose më shumë vepra energjetike me një fuqi të konsiderueshme prodhimi.

Nga ana tjetër, situata në sektorin elektroenergjetike në vend, ku operatorët kryesorë janë të ndërlidhur në një zinxhir borxhesh dhe detyrimi sipas ligjit shqiptar për energjinë, ka bërë që investitorët të tërhiqen përballë vështirësive serioze financiare. Tenderi për herë të parë duhej të zhvillohej gjatë muajit maj, por u shty, pasi ministria vlerësoi si tepër të ulëta ofertat që arrinin në total 80 milionë euro.

Në tenderin e dytë, të muajit shtator, kompanitë nuk dorëzuan oferta, por kërkuan një përmirësim të kushteve koncensionare. Tani që edhe tenderi i tretë dështoi, nuk ka më një afat të përcaktuar për dhënien me koncension dhe kompanitë e interesuara janë të lira të tërheqin formularët e aplikimit e të dorëzojnë ofertat në çdo kohë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?