Privatizimi i 4 HEC-ve, Dervishaj:
Opozita shpif, procesi transparent

Privatizimi i 4 HEC-ve, Dervishaj:<br />Opozita shpif, procesi transparent
TIRANE- Zv. ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës doli sot në një konferencë për shtyp për të hedhur poshtë akuzat e opozitës se qeveria ka përdorur dy standarde vlerësimi për privatizimin e HEC-ve duke shkaktuar një humbje prej 125 milionë eurosh.

Sokol Dervishaj kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave tha se i gjithë procesi i privatizimit të 4 HEC, Bistrica 1, 2 dhe Ulëz e Shkopet ka qenë transparent dhe deklaratat e opozitës janë të pasakta dhe keqdashëse.

“Procesi i privatizimit po bëhet transparent. Kërkojnë të politizojnë çdo proces e çdo vendimmarrje të qeverisë. Opozita këtë detyrë ka. Publikut kemi për detyrim ta informojmë sa më transparent”- tha Dervishaj.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se METE ka përdorur standarde të ndryshme në privatizimin e 4 HEC dhe të Lanagregasit, Dervishaj tha se kemi të bëjmë me “dy procese të ndryshme dhe të pangjashme.”

Sipas Dervishajt vlerësuesit kontabël dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë bërë një vlerësim të aseteve neto të 4 HEC të cilat kapin vlerën e 76 milionë eurove. ”Vlera neto e aseteve të Bistricas 1 e 2 është 44 milionë euro. Vlera neto e aseteve të Ulëz e Shkopet është mbi 31 milionë euro.”- tha Dervishaj.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë