Privatizimi i Albpetrol, Dervishaj
hesht dhe për tenderin e 4 HEC-eve

Privatizimi i Albpetrol, Dervishaj<br />hesht dhe për tenderin e 4 HEC-eve
TIRANE - Zëvendësministri i Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës, njëkohësisht dhe Kryetari i komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Sokol Dervishaj nuk ka pranuar të japë as më të voglin informacion lidhur me ecurinë e tenderit të Albpetrolit, pavarësisht zhurmës që e ka shoqëruar këtë proces, pas ofertës së papritur prej 850 milionë eurosh. Në një konferencë të organizuar sot në orën 14:00 në mjediset e METE-s, Dervishaj ka akuzuar median se po merret me spekulime, ndërkohë që nuk kontribuoi për të shpërndarë terrin informativ rreth kësaj çështjeje, sidomos pas zbulimit të kompanive të panjohura që fshihen pas kësaj oferte dhe personit po aq mister.

Lidhur me tenderin e “Albpetrol”-it, Sokol Dervishaj, u shpreh: "Sa i përket privatizimit të Albpetrolit, ju kërkoj durimin e nevojshëm për atë që po bën Komisioni dhe të mos spekulohet. Gara ishte e ndershme dhe komisioni ka për detyrë të ndjekë rregullat dhe procedurat. Emrat e kompanive ju i patë, janë ato që u shpallën, shtoi ai, duke theksuar se Komisioni do të njoftojë për gjetjet në këtë proces. Çdo vendim do të jetë transparent, por në momentin e duhur". Por, pikërisht lidhur me emrat e kompanive që marrin pjesë në konsorcium ka lindur edhe pikëpyetja më e madhe, pasi vetë përfaqësuesi i tyre Pushkar ka krijuar dyshime lidhur me atë se kush është ofertuesi i vërtetë.

HESHTJE DHE PER PRIVATIZIMIN E 4 HEC
Ministria e Energjitikës hesht për 4 ditë lidhur me misteret që mbulojnë tenderin për privatizimin e Albpetrol, për të cilën është ofruar një shifër prej 850 mln euro nga një kompani, e cila mbart shumë pikëpyetjeve mbi vete. Kryetari i komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Sokol Dervishaj gjatë një Konference për shtyp nuk ka dhënë asnjë detaj mbi tenderin si edhe per procesin e shitjes të 4 hidrocentraleve në vend.

Nëpërmjet  një njoftimi për shtyp METE informoi se sot ora 14:00, ishte afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a. Ndërkohë të enjten, dt 13 Shtator, ora 14:00 ishte afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz Shkopet”, sh.a. Ditën e premte, dt. 14 Shtator, ora 09:00, nis seanca publike e hapjes së ofertave të paraqitura për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a. Ndërsa në orën 14:00, po në dt. 14 Shtator, nis seanca publike e hapjes së ofertave të paraqitura për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz Shkopet”, sh.a.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”