Privatizimi i Albpetrol, ekspertët:
Dyshime për tenderin

Privatizimi i Albpetrol, ekspertët:<br />Dyshime për tenderin
TIRANE- Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, vazhdon ende verifikimin e ofertave dhe kompanive që i kanë ofruar ato për blerjen e Albpetrol. Zv.ministri Enno Bozdo thekson se janë secila prej qindra faqesh dhe kërkojnë kohën e duhur për t'u verifikuar.

Nga ana e tyre, ekspertë të sektorit, që kanë patur pozicione drejtuese në Albpetrol apo në METE, hedhin hijen e dyshimit lidhur me zgjatjen e procesit apo shifrën e ofruar.

Të pyetur nga gazeta Shqiptarja.com ish-zv.ministrit Pajtim Bello, ish-drejtori i Albpetrolit Maksim Shuli shprehen të çuditur nga oferta. Madje Maksim Shuli thekson, se gjithë procesi dhe vetë ligji për formulën e privatizimit të Albpetrolit duhet të kalojnë në gjykimin e Gjykatës Kushtetuese sa nuk është vonë, por një gjë të tillë duhet ta iniciojë opozita politike. Shkrimin e plotë të gazetarit Genc Kondi mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com. Lexoni artikullin e plote

(sg/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)