TIRANE- Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço deklaron se së shpejti do të hapet tenderi për privatizimin e Albpetrol i cili do të rrisë të ardhurat e buxhetit të shtetit. I pranishëm në panairin e Ndërtimit Nasip Naço deklaroi se do të analizohet me kujdes situata e kompanisë së vetme shtetërore të naftës dhe së shpejti do të hapet tenderi, i cili do të jetë transparent.
Lidhur me kundërshtimin e opozitës Naço deklaroi se ishin socialistët që e nisën privatizimin në 2004 dhe kundërshtojnë pasi duan të fitojnë ndonjë vend në kryesinë e PS-se. Kuvendi miratoi më 21 mars, vetëm me votat e maxhorancës një ligj për privatizimin e Albpetrolit, të shoqëruar me një listë C, që nuk ishte prezantuar më pare dhe që i jep blerësit të ardhshëm të drejta shfrytëzimi mbi zonën Tiranë-Durrës.
Me shitjen e Albpetrolit, qeverisë i mbetet tashmë vetëm renta minerare dhe tatimi mbi fitimin nga kompanitë e naftës. Sipas opozitës, qeveria u heq shqiptarëve nëkëtë mënyrë 50 mln euro në vit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com