Privatizimi i Albpetrol, Silkroad:
850 mln €, Amber 790 mln €

Privatizimi i Albpetrol, Silkroad:<br />850 mln €, Amber 790 mln €
TIRANE - Gjashtë nga 19 kompanitë që tërhoqën dokumentet për privatizimin e Albpetrol, paraqitën sot ofertat financiare për blerjen e kompanisë së vetme të naftës dhe gazit. Pas një shtyrjeje prej dy muajsh të afatit të dorëzimit të ofertave, zarfet u hapën sot në orën 12:00 në ambientet e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ofertat më të larta u dhanë nga kompania Vetro Silkroad Equity dhe Amber. Ndërkohë nga 6 kompanitë, 4 ishin me dokumente të rregullta.

Ora 12:50
Hapet zarfi për Amber Shine INC. Jep ofertën 790 mln euro. Nuk ka garanci bankare. 

Ora 12:43 Hapet oferta e Bankers Petrolium. Jep ofertën 303. 8 milionë euro. Ka garanci bankare.

Ora 12:38 Hapet zarfi i kompanisë Vetro Silkroad equity. Oferta financiare 850 milionë euro. Ka garanci bankare

Ora 12:24 Hapet zarfi i Gazprom. Oferta 52 milionë dollarë. Nuk ka garanci bankare.
 
Ora 12:22 Hapet zarfi i Consorcium Win Bussines. Oferta e saj ishte  297 milionë e 600 mijë euro. Ka garanci bankare

Ora 12:11
Hapet zarfi i kompanisë Ecolog international - Dubai. Pasi u bë verifikimi u deklaruar se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garanci.  

Pasi u bënë publike ofertat komisioni u tërhoq për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të çdo kompanie. Albpetroli shitet me 100 për qind të aksioneve, ndryshe nga çka ndodhur në vende të tjera, ku shteti ka vazhduar të mbajë paketën kontrolluese, duke qenë se fjala është për një sektor shumë strategjik, që nuk duhet të kontrollohet nga të huajt.

Gazeta print "Shqiptarja.com" shkruante sot duke iu referuar burimeve nga METE se qeveria shqiptare do të ishte e kënaqur edhe me një shifër në masën e 300 milionë eurove, që konsiderohet si qesharake nga ekspertët e fushës. Pjesë e komisionit vlerësues, po pa të drejtë vote, do të jetë edhe kompania konsulente amerikane "Patton Boggs", që mbikëqyri edhe procesin e shitjes së ARMO-s disa vjet më parë.

FAZLIC NE TIRANE

Ndërkohë që Damir Fazliç, sekseri serbo-boshnjak, i njohur në Shqipëri si mik i familjes së kryeministrit Sali Berisha, erdhi mbrëmë në Shqipëri. Si rastësisht, ardhja e tij përkon me hapjen e tenderit sot për shitjen e Albpetrolit, ndërmarrjes së vetme shtetërore shqiptare të naftës dhe gazit, e cila do t'u jepet 100 për qind privatëve. Kamera e Tv A1 Report arriti të filmojë Damir Fazliç, kur zbriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 23: 40. Më pas biznesmeni serbo boshnjak është larguar me makinën tip Benz me targa Tr 2197 T.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën