Privatizimi i ‘Albetrol’, Haxhinasto:
Po kryhen verifikimet, më tej vendimi
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, tha sot se po procesi i privatizimit të Albpetrol po vijon me verifikimin e dokumentacioneve, pas të cilave do të jepet edhe vendimi i komisionit, ndërsa theksoi se nuk do të merrej me përfoljet mbi këtë çështje.
TIRANE - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, tha sot se po procesi i privatizimit të Albpetrol po vijon me verifikimin e dokumentacioneve, në përfundim të të cilave do të jepet edhe vendimi i komisionit, ndërsa theksoi se nuk do të merrej me përfoljet mbi këtë çështje.
“Nuk do të merremi shumë me përfolje, duhet të ndjekim procesin, procesi është krejtësisht ligjor, transparent. Janë administruar ofertat e dhëna nga kompanitë pjesëmarrëse. Është një periudhë e domosdoshme e verifikimit të dokumentacionit të paraqitur dhe shumë shpejt do të kemi vendimin përfundimtar të komisionit sa i takon ofertave që janë paraqitur për privatizimin e Albpetrolit”, u shpreh Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në HEC-in Ashta 1 dhe Ashta 2, me një fuqi të instaluar prej rreth 50 MW.
Një javë para inaugurimit te Hidrocentralit te Ashtës (Ashta 1) dhe përmbylljes se fazës finale të vendosjes së agregateve energjetike, Haxhinasto u njoh me ecurinë e deritanishme të këtij investimi te rëndësishëm hidroenergjetik, prej 200 milion euro që pritet të gjenerojë 242 milion kilovat orë energji në vit dhe të sigurojë elektricitet për më se 100.000 familje shqiptare. Haxhinasto është shprehur se ky hidrocentral është një dëshmi e vullnetit të qeverisjes aktuale për zhvillimin ekonomik dhe zgjerimin e kapaciteteve infrastrukturore në shfrytëzimin e resurseve të mëdha hidrike që ka vendi.
“Kjo është një vepër shumë e rëndësishme, për zbatimin e së cilës është përdorur një teknologji dhe cilësi mjaft e lartë. Ky HEC do të ketë një impakt shumë pozitiv si për sektorin e energjetikës në veçanti, ashtu edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi”, tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës në HEC.
Ministri Haxhinasto tha se energjia e prodhuar nga HEC Ashta 1 dhe 2 shton kapacitetet për konsum të brendshëm, por gjithashtu do të përdoret edhe për eksport.
Kompanitë e njohura austriake ne fushën energjetike “VERBUND-International GmbH” dhe EVN janë pronarët e kompanisë “Energji Ashta” sh.p.k.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02