TIRANE - Dy ish-ministrat e qeverisë 'Berisha', Genci Ruli, Ridvan Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltarja e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli nuk kanë përgjegjësi penale për privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë tek kompania çeke "CEZ shpërndarja".
Ka qenë ky vendimi i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar padinë e ministrisë së Energjetikës për të detyruar prokurorinë të rihetojë ish-zyrtarët, pasi prokuroria pushoi kallëzimin e MIE-s.
E njëjta gjykatë vendosi 2 javë më parë që të lërë në fuqi dhe vendimin e akuzës, për të mbyllur hetimet ndaj Ministrit Damian Gjiknuri për padinë e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për marrëveshjen e bërë me largimin e CEZ pas dështimit që çekët patën si Operator i Shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com