Privatizimi i Postës së Kosovës,
Madeleine Albright tërhiqet nga gara

Privatizimi i Postës së Kosovës, <br />Madeleine Albright tërhiqet nga gara
KOSOVE - Një fond investimesh që udhëhiqet nga ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga gara për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, shkruan sot e përditshmja Neë York Times.

Drejtori menaxhues i “Albright Capital Management”, Nelson Oliveira ka konfirmuar për gazetën “International Herald Tribune” se “në tetor, është vendosur të ndiqen mundësitë tjera për të cilat besohet se pasqyrojnë mundësi më të mëdha suksesi për investitorët”.

Tërheqja e kësaj kompanie nuk është publikuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në deklaratën e Oliveiras, gazeta shkruan se publikimi nuk është bërë për shkak të konfidencialitetit që kërkohet në procesin e tenderimit dhe privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kompania “Albright Capital Management” ka vendosur të konfirmojë se i ka dhënë fund garës, “meqë informacionet për tërheqjen tonë tani janë publike”, ka thënë zoti Oliveira, shkruan NYT.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit