Privatizohet Porti i Durrësit
Zbardhet koncensioni elektoral

Privatizohet Porti i Durrësit<br />Zbardhet koncensioni elektoral
DURRËS - Një ndër të paktat ndërmarrje apo kompani të mbetura në pronësi të shtetit deri tani, më në fund është dhënë me koncension. Tenderi elektoral i zhvilluar në muajin qershor, pikërisht më datën 20, tri ditë para zgjedhjeve, ka nxjerrë dhe një fitues. 

Porti i Durrësit tashmë do të menaxhohet nga një kompani private, e cila ka fituar dhe tenderin. Fituesi për koncensionin e Portit është shpallur nga Agjencia e Prokurimeve Publike në buletinin e datës 19 gusht.

Bëhet fjalë për kompanitë "Betailigunsgezelshaft MBH" dhe "Global Albania Networking", bashkuar në subjektin "Albanian Ferry Terminal Operator", të cilat në kontratë kanë për detyrë menaxhimin, operimin, ndertimin, mirëmbajten dhe përmirësimin teknik, si dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin e Trageteve në Portin e Durrësit.

Oferta e grupit fitues ka qenë rreth 3.2 milionë euro, ndërsa investimet që do të kryhen kapin vlerën e 4.15 milionë eurove. 

"Albanian Ferry Terminal Operator" do të marrë ne dorë menaxhimin e portit, sapo të paraqesë pranë Ministrisë së Transporteve dokumentet që kanë të bëjnë me sigurimin e kontratës dhe dokumentet bankare për pagesën e kryer. 

Në muajin maj, gazeta "Shqiptarja.com" publikoi lamin e zhvillimit të disa tenderave pranë Autoritetit Portual të Durrësit.

Këta tendera, sipas shkrimit në fjalë, nuk njoftohen as në faqen e internetit të Portit Durrës, as në atë të Ministrisë së Punëve Publike e Transportit dhe nuk janë pasqyruar as nga Agjencia e Prokurimit Publik, që zakonisht nuk lë gjë pa pasqyruar në raste të tillë.

“Ky Autoritet organizon tendera të fuqishëm, si në rastin e rrugës së hyrjes nr.2 në terminalin e trageteve apo rrugën tek kalata lindore e portit, ku i pari ka shënuar një vlerë 116.5 milionë lekë të reja dhe i dyti 90.7 milionë. Por, jo të gjithë tenderat mund të kryhen nga vetë Autoriteti. Në përputhje me rregullat në fuqi, një pjesë e tyre mund të kryhen vetëm me lejen e ministrit Olldashi. Ata që zhvillohen ditët në vijim janë pikërisht të tillë”, shkruante Shqiptarja.com në atë kohë.

Mosraportimi i hapave që kryheshin gjatë këtij aktiviteti hodhi një hije dyshimi për arsyet pse mbahen të fshehta këto veprime. Për më tepër, kur, ashtu si në rastin e rrugëve, edhe tenderat për Portin do të kryheshin pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare, që mund të sjellin edhe ndryshime në administratën shtetërore, e cila e drejton këtë ndërmarrje, nga më të mëdhatë në vend dhe nga të paktat që kanë mbetur ende në administrim publik, të paktën më përmasat e saj.

porti durresit1

porti durresit2

(Në foto: Njoftimi i Agjencisë së Prokurorimeve Publike mbi privatizimin e Portit të Durrësit).  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë