Privatizohet rruga, 100 banorë në Kurbin mbeten në izolim prej 3 muajsh: Po shkojmë drejt vetëgjyqësisë

KURBIN-Mbi 100 banor në fshatin Adriatik të Kurbinit janë të izoluar prej tre muajsh, pasi rruga rurale që përdornin prej më shumë se 20 vitesh është privatizuar. Të revoltuar ata shprehen ky vendim gjykate po i çon drejt vetëgjyqësisë ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë.

"Kam ardhur këtu para 22 vitesh dhe e kam blerë tokën me gjithë rrugë se tokë pa rrugë nuk do të blija.  Rruga është e shtetit, por e Gjykata e Laçit ia ka dhënë privatit. ne duam nga shteti të na hapë rrugën se po na çon drejt vetëgjyqësisë se këtu nuk mund të çojmë fëmijët në shkollë, nuk mund të vijë as zjarrfikëse as ambulancë. I lutemi shtetit të ndërhyjë! Ai që ka fituar pronën ka ardhur 10 vite pas nesh këtu dhe ka zënë rrugën. Jemi ankuar në bashkinë e Kurbinit, por asnjë zgjidhje s'kemi marrë, pa rrugë s'ka jetë. Ne jemi duke marrë afganët dhe nuk sigurojmë dot rrugën njerëzve tonë, si është kjo punë këtu?! Ne veç nëse vritemi se s'kemi rrugë tjetër. Jemi një muaj e gjysmë të bllokuar", shprehet një banor.

"Ne po vuajmë shumë, e kemi në qafë. Unë për vete kërkoj të drejtën e fëmijëve të mi, kam për të çuar fëmijët në shkollë, kam me bë mort e dasmë... kemi ardhur prej 21 vitesh dhe nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjë (bashkëfshatari që ka hedhur inerte në rrugë). Korrupsioni është brenda bashkisë. Ne kemi bërë 100 herë ankesë, por bashkia e Laçit na mbyll dyert. Të ndërhyjë shtetit se na ka humb durimi veç nëse vritemi s'kemi si e zgjidhim ndryshe", thotë një tjetër.

"Unë kur e kam blerë shtëpinë e kam blerë me 4 metra rrugë dhe 2 metra kanal, prej kësaj rruge jemi shpërngulur, për të çuar fëmijët në shkollë, me na ardhë makina në shtëpi siç na ka ardhur prej 15 vitesh. Ne e kërkojmë zgjidhjen tek bashkia, tek kryetarja Majlinda Cara se nuk ka dhënë vendim gjykata pa dijeninë e saj. Këto ditë ne fëmijët nuk po i ccojmë në shkollë", shprehet një qytetare.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me zonat urbane dhe në këtë situatë janë të detyruar që të mos çojnë as fëmijët në shkollë. Apeli në këtë rast shkon drejtpërdrejt për kryeministrit nga gratë dhe fëmijët e këtij fshati.

"Kam ardhur para 21 vitesh këtu kam tre fëmijë në shkollë dhe dy në kopsht. I kërkoj kryeministrit dhe kryetares së bashkisë të hapin rrugën që të çoj fëmijët në shkollë. Kemi probleme me personin që ka hedhur inerte. Ne e kemi duruar shumë se dikush tjetër s'mund ta kishte duruar", deklaron një tjetër banore.

"Gjon Zef Nikolli ka hedh katër kamionë me inerte në rrugë na ka bllokuar nuk shkojmë dot në shkollë. I bëj thirrje kryeministrit ju lutem, ju lutem të hapet rruga", thotë një fëmijë.

"Unë dua rrugën se nuk ka si i çoj fëmijët në shkollë. Unë kërkoj rrugën siç e kemi pasur më parë. për ditë do të protestoj deri sa të hapet rruga... Unë jam gati ti bëj 30 vite burg dhe s'do lëviz nga aty vend (tregon me gisht nga grumbulli i inerteve që ka zënë rrugën)", vijon një qytetar.

"Problemi është se ky zotëria (Gjon Zef Nikolli) ka bllokuar rrugën. Vinte furgoni që na i merrte fëmijët në shtëpi, tani kanë mbetur pa shkuar në kopsht. Kam pasur fëmijën tjetër sëmurë nuk kishte nga të hynte ambulanca", përfundon një tjetër banor.

Banorët fshatit Adriatik janë të shpërngulur nga veriu i vendit dhe të vendosur në këtë fshat pas viteve '90. Ata shprehen se i kanë blerë tokat bashkë me hapësirën e dedikuar për rrugë, por papritur në 2021 toka ku kalon rruga e fshatit është privatizuar nga bashkëfshatari i tyre Gjon Zef Nikolli. Ata akuzojnë për korrupsion zyrtarët e Bashkisë, të Legalizimeve dhe të Gjykatës së Kurbinit.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/09/2021 23:26

    Tani po provoni ne kurriz,cfare kane provuar pronaret e tokave ne zonat e tjera,kur kane ardhur ca si ju dhe u keni zene token ,keni ndertuar dhe e keni legalizuar.Ju pelqejne pasojat? Sigurisht qe jo!

    Përgjigju
  • Njoni: 04/09/2021 17:15

    Dava malesoresh ku shkojje bojn te njejten gjo vritet per toke.se atje në mal kan pas 3 faqe mur e shkebin ose malin mbraba. Te gjith te ardhur . Leni te hajn njoni tjetrin. Sena duhet toka per afganistane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar