TIRANE - Në emisionin Urbanika të A1 Report u transmetuan pamje të shpërfytyrimit dhe të degradimit të ambienteve të repartit të kardiologjisë në Spitalin Ushtarak, i cili është vetëm një nga repartet që po shkon drejt mbylljes pas sinjaleve për privatizimin e godinës ku ndodhet ai. Në një nga intervistat ekskluzive të marra në mënyrë të fshehte, duket qartë konfuzioni i krijuar.
Mjeku: Meqënëse je dhe anëtarë i NATO-s ke dhe disa kushte , vëlla i dashur ndalu, ja spitali ushtarak, që mund të japi në rastin e emergjencës civile do japi ndihmë dhe për popullsinë civile, por prioriteti kryesorë është pjesa ushtarake.
Mos mos, ulu ulu pak, thotë, të të dëgjoj pak, thotë ai ë Mininstisë së Mbrojtjes, skam punë thotë, më del ai buxhet që kam me i dhënë ndihmën shëndetësore atyre ushtarakëve që kam unë ose me iu përgjigj emergjencave civile.
Gazetari: Sa përqind e ushtarakëve vijnë këtu?
Mjeku: As 5% ndoshta.
Gazetari: As 5%?
Mjeku: Jo ushtarakë ,në 5% fus dhe familjaret e ushtarakëve. Familjar është një term i gjerë , e ke vëllain t’i gjeneral normalisht nuk ta fal, je në certifikatë me vete, je i ndarë vëlla.
Gazetari: Familje quhet vetëm trungu?
Mjeku : Trungu që ke vetëm në certifikatë, kjo quhet familja, nëse ti jeton me nënën dhe babën , këta janë familjarët e tu.
Ndërsa Qendra e Politraumës në Spitalin Ushtarak tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë Shëndetësisë, dhe do të fillojë të funksionojë si e tillë vetëm pas muajit janar, theksoi për emisionin Urbanika në një lidhje telefonike, Pëllumb Pipero, drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në fund, Urbanika, anoncoi trajtimin në vijim, të historisë së misterit te djegies së një vajze 13 vjeçare shqiptare në Greqi, ngjarja e rëndë e së cilës ndodhi një vit më parë në rrethana ende shumë misterioze.
KAMERA E EMISIONIT "URBANIKA" NE TV A1 REPORT NE REPARTIN E KARDIOLOGJISE
Pas propozimit për të kaluar shërbimin e traumës në QSUT, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, dhe që aktualisht ndodhet te Spitali Ushtarak, kanë nisur dyshimet për privatizimin e tij. Asnjë nuk e pranon këtë, qoftë nga Ministria e Mbrojtjes, qoftë nga Ministria e Shëndetësisë apo në ministritë e tjera, megjithatë, ka hije dyshimi për ndonjë godinë të veçantë. Si shembull do të marrim godinën e kardiologjisë, që gjithkush ka qenë në Spitalin Ushtarak, e ka vënë re që ndodhet në të majtë, sa hyn në portën kryesore të këtij spitali. Në katin e parë të kësaj godine, vëmë re që dhomat për shtrimet e pacientëve janë bosh, reanimacioni gjithashtu bosh, aq sa shtretërit dhe dhomat ka filluar t'i mbulojë pluhuri. Mjekët aty vetëm kryejnë vizita dhe nëse pacientët janë për shtrime, çohen në Spitalin "Nënë Tereza". Paradoksi qëndron në atë që në Spitalin Ushtarak dhomat janë bosh, te "Nënë Tereza" ka mundësi të mbetesh edhe pa krevat dhe je i detyruar të presësh për t'u shtruar.
PEZULLIMI I SHTRIMEVE
Mësojmë, se sipas një urdhri, janë pezulluar të gjitha shtrimet në repartin e Kardiologjisë, kjo me justifikimin se ushtarakët janë shumë të paktë, ndërsa civilët të shkojnë të shtrohen në QSUT. Por sipas kësaj logjike, i bie që në të gjithë Spitalin Ushtarak, të largohen 96-97% e pacientëve dhe aty të funksionojë vetëm Urgjenca, pasi vetëm 3-4% janë ushtarakë, duke futur madje edhe familjarët e ushtarakëve. Duke qenë se reparti i Kardiologjisë është në hyrje dhe i ndarë nga pjesa tjetër e Spitalit Ushtarak, këtu lind edhe hija e dyshimit. Ministria e Mbrojtjes, duke ulur buxhetin për këtë spital, pasi si strategji ka mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, do t'ia kalojë godinat një e nga një Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo e fundit, duke qenë në vështirësi nga shtimi i investimeve dhe mungesa e buxhetit, ka mundësi t'ia lë ndonjë privati, në mënyrë që funksionojë si spital dhe do të kishim një tjetër "Spital Amerikan" në territorin e Spitalit Ushtarak.
STRATEGJIA E MBROJTJES
Numri i ushtarakëve në vendin tonë është reduktuar, duke përmbushur kështu kushtet si një vend anëtar i NATO-s. Nëse më parë "i gjithë populli ishte ushtar", tashmë nuk është kështu. Që do të thotë se këtij spitali vetëm emri i ka mbetur ushtarak, pasi ushtarakë të mirëfilltë as 2% nuk vizitohen apo shtrohen, më shumë ka familjarë të ushtarakëve, edhe aty duke abuzuar disi, sepse vetëm pjesëtarët e familjes që kanë certifikatë familjare ushtaraku mund të vizitohen dhe trajtohen falas. Në bazë të strategjisë së re, Ministria e Mbrojtjes mund të mbajë vetëm një godinë, ta bëjë moderne dhe me aparatura të kohës dhe të trajtojë të gjithë ushtarakët, madje edhe civilët që punojnë për ushtrinë. Megjithatë, është edhe një hipotezë tjetër. Meqë shumica e ushtarakëve janë përqendruar në Zall-Herr, ka lindur ideja e ndërtimit atje të një spitali vetëm për ushtarakët, duke hequr njëherë e mirë dorë nga vendi aktual. Ndërsa Spitali Ushtarak aktual t'i kalonte Ministrisë së Shëndetësisë, duke u kthyer në spital civil. Por një tjetër kaos do të ndodhte. Në momentin që do të bëhej ndarja e mjekëve, infermierëve, etj, një pjesë do t'u duhej të linin gradën ushtarake dhe të qëndronin, një pjesë e vogël do të iknin në Zall-Herr. Do të kishte një konfuzion. Kaosi tjetër do të ndodhte pasi Ministria e Shëndetësisë të rikompozonte të gjithë organikën e mjekëve dhe të administratës në momentin që do të bëhej shkëputja.
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com