Prizren, arrestohen 12 aktivistë
të Vetëvendosjes

Prizren, arrestohen 12 aktivistë <br />të Vetëvendosjes
PRIZREN- Lëvizja Vetëvendosja informon për arrestimin e 12 aktivistëve të kësaj lëvizjeje, sot në mëngjes në Prizren gjatë aktivitetit për stolisjen me flamuj kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bënë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi, Fuad Rakipi dhe Ahmet Buqa.

Vetëvendosje i quan arrestimet plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme. Në ceremoninë për 134 vjetorin e "Lidhjes së Prizrenit"  ishte pranishëm kryeministri Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Kosovës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza