Prizren, gratë protestojnë per ngacmimet seksuale: Të shtohen masat e sigurisë

Në qytetin e Prizrenit me dhjetra qytetarë kanë protestuar kundër ngacmimeve seksuale. Protesta është zhvilluar në rrugën e Marashit, ku para disa ditësh u tentua të përdhunohej një femër. Protestës i’u bashkua edhe një prej viktimave  të ngacmimit seksual, Tuba Kaçamaku, e cila u shpreh se ka raportuar dy herë në polici ngacmimet që kishin ndodhur ndaj saj, por nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre personave.

Ngacmimet seksuale janë kthyer në makth për gratë në qytetin e kulturës, në Prizren. Në lidhje me këtë fenomen dhjetëra qytetarë, kanë protestuar, në vendin ku para disa ditësh u tentua të përdhunohej një femër. Për ta ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale të femrave, protestës i’u bashkua edhe një prej viktimave të ngacmimit seksual, Tuba Kaçamaku. Ajo rrëfen se kishte raportuar dy herë në polici rastet e ngacmimit që kishin ndodhur ndaj saj, por akoma nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre personave. 

Në mënyrë serioze dhe me përzemërsi të plotë desha të tërheq vëmëndjen në formimin e ndonjë projektligji të ri në lidhje me ngacmimet seksuale. Të ketë procedurë ligjore për këta njerëz që merren me ngacmime seksuale. Po tregoj që një herë më ka ndodhë. Ecja në mes të qytetit, jam ngacmuar fizikisht, policia e ka parë dhe më ka dërguar deri në shtëpi, me të vërtet më ka ndihmuar që më kanë dërguar deri në shtëpi, mirpo nuk ka pas asnjë procedurë tjetër ligjore.

Tuba Kaqamaku

Drejtues të protestës u shprehën se këto raste ngacmimesh duhet të shërbejnë si alarm për institucionet lokale që të ndërmarrin hapa në drejtim të parandalimit të tyre.

Jemi duke protestuar kundër rasteve të shumta të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Konkretisht për rastin e fundit që ka ndodhur në një tentim për dhunim të një gruaje në rrugën e Marashit. Rastet e shpeshta të ngacmimeve seksuale janë duke i izoluar gratë nga hapësira publike. Prandaj ne reagojmë edhe kundër institucioneve që nuk mbajnë pëgjegjësitë e tyre.

Adelina Hasani - Organizata FemAktiv

Protestës i janë bashkuar edhe disa qytetarë të gjinisë mashkullore, të cilët bënë bërë thirrje që raste tilla të mos përsëriten më në Prizren. Ndërsa kanë kërkuar që në rrugët publike të shtohet ndriçimi, të vendosen kamera si edhe të shtohet prania e policisë.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë