KOSOVE- Lirohen pas disa orësh shoqërimi në polici 12 aktivistët e lëvizjes Vetëvendosja, të cilët u vunë në pranga një ditë më parë në Prizren. Lideri i kësaj lëvizjeje në Prizren, Arbër Rexhaj, u arrestua dje në selinë e Vetëvendosjes, pasi policia vuri në pranga disa aktivistë të tjerë, ndërsa po hiqnin flamujt e Kosovës dhe të shteteve të tjera të BE nga shtyllat për të vednosur aty flamurin kombëtar kuq e zi. 

Aktivistët e Vetëvendosjes pretendojnë se gjatë arrestimit të tyre është përdorur dhunë nga policia. Sipas Rexhajt, janë liruar të gjithë të arrestuarit e pasdites së djeshme, mes tyre edhe 3 femra. Ai, ka thënë se “aktivistët e Vetëvendosjes kanë hequr vetëm flamurin e Kosovës dhe jo flamuj tjerë të vendosur nëpër shtylla’. 
(jd/shqiptarja.com)