Prizren, nënshkruhet kontrata për
interkonjeksionin me Kosovën

Prizren, nënshkruhet kontrata për<br />interkonjeksionin me Kosovën
PRIZREN - Zyrtarë të lartë të Kosovës e Shqipërisë vlerësuan si “autostradë energjetike” projektin për ndërtimin e linjës interkonektive 400 KV në mes këtyre dy vendeve që kap vlerën rreth 75 milionë eurove, ndërsa mundëson rritje të ndërshkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat në mbi 600 megavat.
 
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Republikës së Shqipërisë (OST) në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të shtunën nënshkruan kontratën për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
 
Projekti kap vlerën e rreth 75 milionë eurove. Qeveria e Kosovës do të investojë 16 milionë nga buxheti i saj, përderisa edhe 17 milionë do të merren kredi nga Banka gjermane për zhvillim “KFVV” .
 
Qeveria shqiptare, ndërkaq do të participojë me gjithsej 42 milionë euro, 40 milionë euro kredi gjithashtu nga “KFW- ja” gjermane dhe 2 milionë nga buxheti i saj.
 
Sipas projektit parashihet që rritja e ndërshkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat të arrijë në mbi 600 megavat, përderisa rrjeti do të shtrihet në 242 kilometër.
 
Damian Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Industrisë në qeverinë e Shqipërisë, tha se projekti është i rëndësishëm, pasi ofron benefite të shumta për rritjen e zhvillimit ekonomik për të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe rajonin në përgjithësi.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, nënshkrimin e kësaj kontrate e vlerësoi si autostradë energjetike Kosovë –Shqipëri, pasi përmes shkëmbimit të energjisë mundësohet zhvillimi ekonomik i të dyja vendeve.
 
Pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin edhe zyrtarë të ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Kroacisë në Kosovë.
 
Për ambasadorin gjerman, Peter Blomejer, ky projekt ndër tjera afron të dyja vendet me tregun europian për fuqizimin e furnizimit me energji elektrike. “Sot është një ditë e shënuar, pasi që nënshkrimi i kësaj kontrate për këtë linjë interkonektive mundëson afrimin e vendeve tuaja me ato të Bashkimit Evropian për shkëmbim të energjisë”, tha ai.
 
Pas përfundimit të luftës e këndejmi shteti i Gjermanisë ka dhuruar mbi 120 milionë euro për zhvillimin ekonomik në Kosovë, dhe një gjë e tillë do të vijojë edhe në të ardhmen për prosperitetin e kësaj pjese të Ballkanit.
 
Realizues i këtij projekti do të jenë kompania kroate “Dalekovod” dhe ajo boshnjake “Energoinvest”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit