Prizreni: Vjen Erdogan dhe
mbyllen dyqanet

Prizreni: Vjen Erdogan dhe<br />mbyllen dyqanet
Dje gjatë ditës inspektorët komunalë në Prizren kanë urdhëruar zejtarët dhe afaristët që sot t’i mbyllin dyqanet nga ora 10 deri në përfundimin e vizitës së nivelit të lartë, pjesë e së cilës janë Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai kosovar, Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.

“Njoftohen të gjithë pronarët e subjekteve afaristeqë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sheshin Shadërvan, që ditën e mërkurë, nga ora 10 të mos i hapin lokalet e tyre deri në përfundim të vizitës nga delegacionet e niveleve të larta shtetërore të vendeve ballkanike, të cilat vijnë për ta vizituar qytetin e Prizrenit”, citon gazeta njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria e Inspektorateve.

Sipas burimeve të gazetës, mbyllja e dyqaneve ka qenë kërkesë e autoriteteve turke, për arsye sigurie.

“Protokolli turk ka qëndruar në Prizren, dhe bashkë me autoritete vendore ka hartuar planin përkatës të vizitës së nivelit të lartë”, citon gazeta burimin në fjalë, sipas të cilit, edhe Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e sigurisë në shkallën e mesme.
Një komunikatë ndërkaq e ka lëshuar edhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.

“Komuna e Prizrenit është përkujdesur që qytetin e Prizrenit ta stolis dhe përgatis për protokollin më të lartë institucional e qytetar, që pritja e tre kryeministrave të jetë sa më vëllazërore, siç e ka traditë Komuna dhe qytetarët e Prizrenit. Ftojmë qytetarët nesër, më 23.10.2013 (e mërkurë), në orën 15, në sheshin Shadërvan, të organizojmë një tubim të përbashkët dhe të manifestojmë organizim festiv për tre liderët, të cilët vazhdimisht po e mbështesin zhvillimin e hovshëm të Komunës sonë, në të gjithë sektorët e jetës qytetare”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Muja.

Sipas gazetës, do të ketë transport të organizuar nga të gjitha qendrat e Kosovës për pjesëtarët e komunitetit turk që dëshirojnë të jenë të pranishëm në manifestimin publik në Shadërvan.

Marrë nga gazeta Express
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën