Sportistët elitarë me grada honorifike në ushtri, opozita kundërshton: PS po e përdor për zgjedhje, ofendim për FA! Peleshi: Duam t'i mbështesim

Projektligji i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për gradat honorifike të sportistëve elitarë do të vazhdojë të diskutohet në Komisionin e Sigurisë, pasi  deputetët e opozitës e kundrështuan nismën që e konsiderojnë si mjet për të përfituar politikisht në prag të zgjedhjeve.  

“Mund të dekoroheshin ndryshe dhe t’ju jepet shpërbim financiar, por t’ju japësh grada duket si qesharake. Kolonel filani nuk shkon. A jeni konsultuar me ushtarakët, ish-ushtrakët, naton? Sportistët se duan gradën, por vetëm shpërblimin. Të përfshirë ministrinë në këtë çështje nuk shkon? A e pranojnë kolonelët, ushtarakët këtë dekorim?”, tha Salianji.

“Keni gjetur një skemë për t’u blerë dinjitetin e ndonjë sportisti hallexhi. Kam neveri për këtë sjellje të qeverisë në raport me sportistët. Është propagandë për të ushqyer sportin me lugë bosh dhe për ta përdorur për fushata zgjedhore”, tha Noka.

Për përfaqësuesit e PS në komisionin e Sigurisë mosvotimi i këtij projektligji për sportistët elitarë për qëllime politike, është për të ardhur keq.

“Këtu bëhet fjalë për një vlerësim honorifik, pasi jemi bërë krenarë me Luiza Gegën. Këto po ju thotë ministri, që duke iu dhënë gradën sportisti më pas edhe paguhet. Koloneli nuk fyhet, por ndjehet po aq krenarë kur sheh që grada tij shkëlqen. Është marrë shembulli nga vendet e NATO-s”, u shpreh Qefalia.

“Ushtarakët e kanë projektuar vetë këtë projektligj, asnjë ska qenë kundër. Nuk kam takuar asnjë sportist që të ndjehet I ofenduar, por e kanë mirëpritur, por janë treguar të paduruar që ky projektligj të miratohet. përfituesit janë forcat e armatosura për t'u rritur dinjitetin dhe për ta bërë më atraktivë për të rinjtë”, tha Peleshi.

Grada honorike për sportistët është menduar si një formë shpërblimi për rezultatet e arritura dhe sportistët nuk do ketë të njëjtat detyrime si ‘Forcat e Armatosura’. Nëse projektligji kalon në parlament dhe miratohet, aktualisht janë 10 sportistë që përfitojnë gradat honorifike, që fillojnë nga major, nënkolonel dhe kolonel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Salianji-Peleshit: Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, e keni çuar në Prokurori? Ministri: Fenomene që ndodhin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me një rastin e majorit Ermal Dinoshi që u kap me fermë kanabisi. Salianji e pyeti ministrin nëse ky rast i është dërguar Prokurorisë.

Peleshi u shpreh se këto janë fenomene që ndodhin, po se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi mban ministria në këto raste. Ai tha se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër dhe se presin përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë.

Ervin Salianji: Nga periudha që ka ndodhur deri më sot nuk keni qenë në komision, një person me gradën major ka përdorur shtëpinë që e paguante ministria e Mbrojtjes, për ta kthyer në fermë kanabisi në Holandë. Është dënuar për këtë arsye nga autoritetet holandeze. Policia ushtarake apo ministria e Mbrojtjes, e keni referuar në prokurori këtë rast? Nëse po, kur dhe a keni ndonjë dokument? Është e paprecedentë se këto e dëmtojnë imazhin e ushtrisë në mënyrë të parikuperueshme.

Niko Peleshi: Janë fenomene që ndodhin. Forca e Armatosur ka rreth 10 mijë personel ushtarak dhe civil dhe që patjetër mund të ketë edhe fenomene të tilla. E rëndësishme është çfarë qëndrimi mbajmë ne në këto raste. E kemi pezulluar majorin, është kthyer në Shqipëri. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër. Presim përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë. Është referuar në vendin ku ka ndodhur. Ne jemi në komunikim. Sapo të përfundojë procesi atje, do ti referohet dokumentacioni prokurorisë. Ne nuk mund të bëjmë dy procese paralele.

Nasip Naço: Nuk mund të procedohet në dy vende. Na çuditët tani.

Ervin Salianji: Në vend që të çuditemi ne, çuditeni ju. Një major që e kthen shtëpinë në fermë kanabisi.

Niko Peleshi: Ne jemi të gjithë në një pozicion, si ju ashtu edhe ne e dënojmë. Kemi të njëjtin qëndrim.

Ervin Salianji: Ministri thotë fenomen që ndodh që majori merret me kanabis. Unë them si kanë reaguar autoritetet shqiptare se atje e kanë kapur autoritetet e shtetit holandez. Nuk është fenomen që ndodh ky, është fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nasip Naço: Nuk ka si reagon se nuk e lë juristi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2023 02:40

    Eshte vetem titull honorifik,jo prej verteti,si / Doctor Honoris causa/ dhe diploma te tjera nderi qe japin universitete dhe akademi qe nuk jane diploma te verteta.Ushtaraket nuk ndihen te fyer dhe sportistet jane te vetedijshem se cfare jane keto//grada//.

    Përgjigju
  • moderni: 17/01/2023 15:38

    Keshtu esht edhe ne Itali edhe ne shum vende te tjera

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 17/01/2023 15:02

    "Ushtarakët e kanë projektuar vetë këtë projektligj, asnjë ska qenë kundër" ... gënjeshtër e pastër për fat të keq. Vetëm Greqia i jep ( në e quajme tradhëtar Pirron) gradë si nënoficer i gardës sportistëve. Askush tjetër. Vijon abuzimi me "e kanë vendet e Nato-s". Tërësisht jo veprim për ngritjen kinse të moralit të ushtarakëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!