Salianji-Peleshit: Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, e keni çuar në Prokurori? Ministri: Fenomene që ndodhin

Salianji-Peleshit: Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi, e keni çuar në Prokurori? Ministri: Fenomene që ndodhin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me një rastin e majorit Ermal Dinoshi që u kap me fermë kanabisi. Salianji e pyeti ministrin nëse ky rast i është dërguar Prokurorisë.

Peleshi u shpreh se këto janë fenomene që ndodhin, po se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi mban ministria në këto raste. Ai tha se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër dhe se presin përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë.

Ervin Salianji: Nga periudha që ka ndodhur deri më sot nuk keni qenë në komision, një person me gradën major ka përdorur shtëpinë që e paguante ministria e Mbrojtjes, për ta kthyer në fermë kanabisi në Holandë. Është dënuar për këtë arsye nga autoritetet holandeze. Policia ushtarake apo ministria e Mbrojtjes, e keni referuar në prokurori këtë rast? Nëse po, kur dhe a keni ndonjë dokument? Është e paprecedentë se këto e dëmtojnë imazhin e ushtrisë në mënyrë të parikuperueshme.

Niko Peleshi: Janë fenomene që ndodhin. Forca e Armatosur ka rreth 10 mijë personel ushtarak dhe civil dhe që patjetër mund të ketë edhe fenomene të tilla. E rëndësishme është çfarë qëndrimi mbajmë ne në këto raste. E kemi pezulluar majorin, është kthyer në Shqipëri. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër. Presim përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë. Është referuar në vendin ku ka ndodhur. Ne jemi në komunikim. Sapo të përfundojë procesi atje, do ti referohet dokumentacioni prokurorisë. Ne nuk mund të bëjmë dy procese paralele.

Nasip Naço: Nuk mund të procedohet në dy vende. Na çuditët tani.

Ervin Salianji: Në vend që të çuditemi ne, çuditeni ju. Një major që e kthen shtëpinë në fermë kanabisi.

Niko Peleshi: Ne jemi të gjithë në një pozicion, si ju ashtu edhe ne e dënojmë. Kemi të njëjtin qëndrim.

Ervin Salianji: Ministri thotë fenomen që ndodh që majori merret me kanabis. Unë them si kanë reaguar autoritetet shqiptare se atje e kanë kapur autoritetet e shtetit holandez. Nuk është fenomen që ndodh ky, është fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nasip Naço: Nuk ka si reagon se nuk e lë juristi.


Lajmi kryesor:

Sportistët elitarë me grada honorifike në ushtri, opozita kundërshton: PS po e përdor për zgjedhje, ofendim për FA! Peleshi: Duam t'i mbështesim


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb