SHBA - Është kohë festash dhe njerëzit janë në kërkim të dhuratave. Kësaj rradhe, interneti ka menduar për disa udhëtarë në SHBA të cilët përdorin aeroplanin si mjet transporti.

Një problem që u shfaq në faqen online të kompanisë së fluturimeve 'Delta', i ka bërë të mundur disa udhëtarëve që të blejnë bileta me çmime fare të ulëta.

Bëhet fjalë për bileta të linjës Nju Jork-Los Anxhelos vajtje-ardhje për vetëm 40 dollarë. Jo vetëm kaq, por edhe për bileta të klasit të parë të linjës Los Anxhelos-Havai për 200 dollarë.

Njerëzit kanë përfitur menjëherë nga kjo "lajthitje" teknologjike për të bërë të tyren një biletë me çmim të lirë.

Në një ditë normale, këto bileta kushtojnë rreth 3500 dollarë.


(v.gj/shqiptarja.com)