Probleme me dokumentet dhe fituesit, 566 tendera në 2021 me vlerë 114 milionë euro u ankimuan, 9.2% e totalit

Prokurimet publike në vend vijojnë të kenë probleme me kushtet që vendosin për garën dhe me përzgjedhjen e fituesve. Në raportin vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik, thuhet se 9.2% e tenderave të hapur në vitin e kaluar janë ankimuar, dhe 61.2% e tyre janë kundërshtuar për mënyrën e vlerësimit të ofertave dhe 38.8% prej tyre janë ankimuar prej dokumenteve të tenderit.

Në total na 5079 procedura të publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë vitit 2021, me vlerë totale prej 149,3 miliardë lekë, për 566 prej këtyre procedurave me vlerë prej 13,7 miliardë lekë  ose rreth 114 milionë euro janë ankimuar pranë komisionit.

Edhe pse në vitin e kaluar janë publikuar 1361 tendera më pak se në vitin 2020, numri i ankesave është rritur me 3.7%. Në total për të gjitha garat e shpallura vjet jo vetëm për tenderat, por edhe për lejet minerare apo ankandet janë bërë 768 ankesa.

Gjatë vitit të kaluar për herë të parë janë paraqitur pranë komisionit 2 ankesa për procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, që ishin po për dokumentet e tenderit dhe për mënyrën e përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë të ftuar në procedurë nga autoriteti kontraktor.

Në total janë paraqitur ankesa për 223 institucione nga 283 operatorë ekonomik dhe më shumë ankesave janë bërë për Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, për QSUT dhe për garat e shpallura nga KESH.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja