TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka pezulluar disa aktivitete në zonën e ish bllokut, për gjashtë muaj për subjektet të cilat nuk janë të rregullta në përdorimin e kasave fiskale dhe në lëshimin e kuponave tatimore.

Drejtori i shërbimit të tatimpaguesve pranë DPT, Erion Prifti, u shpreh për A1 report se bizneset janë gjobitur 3 herë për këtë arsye, por sërish nuk janë treguar korrekte dhe kjo masë ishtë e paralajmëruar.

Ai sqaroi së gjatë ditës së sotme janë bllokuar gjashtë bisnese, kryesisht në zonën e ish Bllokut dhe aksionet do vijojnë në ditët në vazhdim.

Ndërsa një përfaqësuese e biznesit u shpreh për A1 report se biznesi që ajo drejton ka qënë i rregullt, si me kasat fiskale dhe me kuponat tatimore dhe se kjo mund të vërtetohet.