Probleme me komshinjtë?Këshilla 
për bashkëjetesë të lumtur në pallat

Probleme me komshinjtë?Këshilla <br />për bashkëjetesë të lumtur në pallat
Në pallatin ku jetoni mund të gjeni si persona të edukuar, ashtu edhe të paedukuar.

Kur hyni në shtëpi të re, në një pallat tjetër nga ku jetonit, mirë është që të prezantoheni me fqinjët dhe gjatë transportit kujdesuni që të mos dëmtoni ashensorin dhe shkallët që janë hapësirë e të gjithëve.

Përsa i përket ashensorit, në të nuk pihet duhan, nuk shpejtojmë hapin apo lëvizjet tona nëse shohim se dikush vjen pas nesh, por e presim. Është etike që mashkulli të pyesë për katin e të shtypë butonin, shkruan Olesia Leço në librin "Bon ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar".

Nëse duhet të transportojmë ushqime që mbajnë erë, ngjitemi me shkallë ose presim të jemi vetëm në ashensor, sepse erërat në ashensor qëndrojnë më gjatë, nuk është etike.

Po kështu nuk ngjitemi me qenin nëse takojmë njerëz të tjerë. Kujdes me zhurmat sidomos në oraret e qetësisë nga ora 14:99 deri në 16:00 dhe 22:00 deri në 7:00, pajisjet që bëjnë zhurmë në darkë si lavatriçja, etj, muzika e lartë, dyer që përplasen etj.

Kujdes kur bëni punime, duhet të informoni komshinjtë tuaj dhe të shmangni oraret e papërshtatshme dhe fundjavën. Mbulesat apo tapetet nuk shkunden nga ballkoni, po kështu as cigaret.

Sipas etiketës, nuk lejohet që hapësirat e përbashkëta të zihen me vazo. Me lule apo ndonjë statujë. E tmerrshme është qesja e mbeturinave jashtë derës, e lënë aty për ta hedhur dikush kur të dalë. Personelin e pallatit e përshëndesim gjithmonë dhe jemi të sjellshëm, po kështu për festat e fundvitit lemë bakshish për ta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois