TIRANË- Partia Socialiste ka korrigjuar fletën e votimit për qarkun e Elbasanit, pasi nuk kishte respektuar kuotën gjinore. Ligji parashikon që 1 në 3 kandidat të jetë i gjinisë së kundërt, por kjo nuk ishte respektuar në emrat e fundit të listës së këtij qarku. Kështu në listën e re të dorëzuar në KQZ, kandidatja Marsida Hyseni ka qenë e renditur në pozicionin e 12-të, është ndërruar me Shkëlqim Bullarin dhe ka kaluar në vendin e 13-të. Gjithashtu edhe Kristaq Skënderi nga pozicioni i 14-të ka kaluar në të 15-tin, në vendin e Endi Pepës.
Probleme ka pasur edhe PD-ja në listën e saj në 11 qarqe, por deri më tani nuk është raportuar që të ketë bërë asnjë reflektim. Më parë Shqiptarja.com ka sinjalizuar se Basha ka dorëzuar në KQZ 24 emra pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini. Ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në lista edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë. Megjithatë, në KQZ nuk ka mbërritur asnjë ndryshim në lista.
KQZ u ka lënë 5 ditë kohë partive për të bërë korrigjimet e mundshme të listave për zgjedhjet e 25 prillit.
Lista e PS-së në Elbasan ishte
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa
Lista e PS-së në Elbasan u bë
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Shkelqim Bullari
13. Marsida Hyseni
14. Endri Pepa
15 Kristaq Skenderi