Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së

Neritan Cena para KPK në 2020-n

Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme. Trupa gjyqësore e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, anëtarë, konfirmuan unanimisht vendimin e KPK-së

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Cena shfaqi probleme me justifikimin e pasurisë, e cila solli edhe shkarkimin e tij.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 14/04/2023 13:06

    Nje plehre me pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari