Ndërpritet shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ në Elbasan! Balla: PD pengon procesin, ndryshon komisionerët! Largohen 10 komisionerë të LSI edhe në Devoll

Ndërpritet shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ në Elbasan! Balla: PD pengon procesin, ndryshon komisionerët! Largohen 10 komisionerë të LSI edhe në Devoll

Taulant Balla

Ndërsa na ndajnë pak orë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin, ndërsa në Elbasan ka probleme me shpërndarjen në disa KZAZ të këtij qarku. Ndërprerje të shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka pasur në KZAZ 50.

Drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla thotë se problem është bërë PD, e cila ndryshon komisionerët dhe po pengon procesin. Për Report Tv Balla tha se shpreson që PD t'i zëvendësojë komisionerët në kohë në mënyrë që nesër çdo qendër votimi të jetë gati dhe zgjedhësit të votojnë.

"Shpresojmë që PD të plotesojë komisionet në kohë. Duhet që neser çdo qendër votimi të jetë gati dhe zgjedhesit të votojnë", ka thënë ai.

Konkretisht situata e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Elbasan është: KZAZ 47 (fshati) nuk ka filluar, KZAZ 50 ka ndërprerje në shpërndarjen, KZAZ 50 shperndarje 50%, KZAZ 49 sapo filloi, KZAZ 47 nuk ka filluar, janë akoma duke bërë vendimet, KZAZ 48 shpërndarje 20%.

Probleme me komisionerët ka pasur edhe në Devoll të Korçës. Përgjatë 2 ditëve të fundit janë larguar 10 komisionerë. Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se shkak i largimit të tyre kanë qenë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zvendësimin e tyre brenda ditës së sotme. Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera.

Vetë LSI ë Devoll e ka përgënjeshtuar duke thënë se komisionerët janë në krye të detyrës.

“Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e LSI.

Edhe në Berat është liruar nga detyra sekretari Agron Isufi (i opozitës). Ai do të zëvendësohet me Shpetim Bendon po nga opozita. Arsyet nuk bëhen me dije.

Shqiptarët do t'i drejtohen nesër kutive të votimit, zgjedhje që për herë të parë në vend përkojnë në pandemi. Për të shmangur infektimet me COVID, janë përcaktuar edhe rregullat që do të duhet të zbatohen me përpikmëri nëpër qendrat e votimit, duke filluar nga distancimi social, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i qendrave të votimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Pak orë nga zgjedhjet, policia e Beratit merr në mbrojtje qendrat e votimit e të numërimit

1619289305_11058ee439fd4c38a244e8b5bc32f81f.jpg

Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që të ruhen qendrat e votimit. Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore, 277 qendra votimi, 6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, 6 vendnumërime të votave. Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat/Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Beratit po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj. 

Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.

Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për ti marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:

-277 Qendra Votimi
-6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor 
-6 Vendnumërim të Votave

Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka angazhuar 248 punonjës policie.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim - koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun. 

Policia e Beratit, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.

Ora 19:54
Disa orë para zgjedhjeve, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës, Lezhë dhe Himarë

 

Ka përfunduar deri më tani shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre bashki, përkatësisht në Kukës, Lezhë dhe Himarë. Në Kukës janë shpërndarë materialet zgjedhore në të 73 qendrat e votimit, ndërsa kryetari i KZAZ Kukës, Ilir Nerguti bëri me dije se po ashtu ato janë pajisur edhe me kamerat e sigurisë si dhe aparaturat për verifikimin elektronik të votuesve.

Materialet janë brenda qendrave të votimit të cilat janë mbyllur dhe po ruhen nga punonjës policie.

Ndërkohë, në Lezhë është konstatuar një mangësi në qendrën e votimit 725 Manati, Njesia Kolsh, pasi pajisja për identifikimin elektronik të votuesve. Mësohet se për këtë rast është njoftuar KQZ dhe është bere e ditur se nesër në mëngjes pajisja do të jetë gati.

Ora 15:39
Largohen 10 komisionerë të LSI nga qendrat e votimeve në Devoll

Përgjatë 2 ditëve të fundit janë larguar 10 komisionerë të LSI në qëndrat e votimeve në Devoll të Korçës.

Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se shkak i largimit të tyre kanë qenë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zvendësimin e tyre brenda ditës së sotme.

Komisionerët kanë paraqitur pranë zyrave dorhëqjen me shkresë dhe në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera ndonëse jemi pak orë nga fillimi i votimeve.

Në bashkinë e Devollit  jane 50 qëndra votimi dhe rreth 33000 votues. Ndërkohë vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt KZAZ-ve në të gjithë vendin dhe deri më tani procesi ka qenë i qetë pa incidente. 

Ora 15:18
Pas ndërprerjes, vijon normalisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në Laç

Pas një bllokimi prej disa orësh, shpërndarja e materialeve zgjedhore vijon tashmë normalisht edhe në KZAZ nr.15 në Laç. Procesi u ndërpre pasi gjatë paradites së sotme, u konstatua një dritare e hapur e objektit nga sekretari i KZAZ dhe pati dyshime se mund të ishin prekur materialet zgjedhore. Por pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor dhe anëtarët e KZAZ, rezultoi se materialet zgjedhore ishin të rregullta dhe tashmë vijon normalisht shpërndarja e tyre nëpër qendrat e votimit.

Ndërkaq në të gjithë vendin kutitë e votimit, fletët e votimit dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për zgjedhjet e 25 prillit po shpërndahen me mjetet e ushtrisë dhe policisë. Materialet e nevojshme për çdo Qendër Votimi po shkarkohen në KZAZ-të përkatëse dhe do të shpërndahen më pas në çdo qendër votimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë