Zgjedhje në pandemi/ Të gjitha rregullat në qendrat e votimit, distancë sociale, dezinfektues dhe një person përgjegjës për masat anti COVID

Për herë të parë në vendin tonë zgjedhjet parlamentare përkojnë në pandemi. 23,625 qytetarë të infektuar me COVID-19 nuk do të kenë mundësi të votojnë, pasi do të duhet të respektojnë izolimin. Ditën e diel qytetarët do tu drejtohen qendrave të votimit, që rekomandohet të jenë në katin e parë dhe me ajrim të mjaftueshëm.

-Salla duhet të ketë hyrje dhe dalje të veçantë për të mundësuar distancimin fizik të votuesve.

-Në hyrje te qendrave të votimit do të jenë të vendosura shenja dalluese për orientimin e votuesve lidhur me masat kundër COVID-19.

-Pranë hyrjes në sallën e votimit do  të ketë shenja dalluese për të orientuar votuesit për të ruajtur distancën e nevojshme.

 -Në hyrje të çdo qendre votimi do të vendosen dezinfektues për duart.

-Çdo votues ditën e diel duhet të jetë i pajisur me maskë. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e komisioneve dhe për vëzhguesit e akredituar.

 -Kutitë e votimit do të vendosen dy metra nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta.

-Mjediset e qendrave të votimit duhet detyrimisht të dezinfektohen  një ditë para procesit të votimit dhe më pas në intervale të rregullta.

-Një person përgjegjës do të caktohet në hyrje të qendrave të votimit për të kontrolluar zbatimin e masave anti-COVID.

-Përpara futjes në qendrën e votimit anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit  duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të tjera të lidhura me COVID-19 , të bëjnë dezinfektimin dhe të kenë vendosur maskat.

- Anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit  duhet të ulen në vendet respektive duke ruajtur distancën fizike 1.5 metra nga njëri-tjetri.

-Në sallën e votimit nuk lejohet prania e më shumë votuesve se numri i dhomave të fshehta për votim, plus dy persona që regjistrohen.

-Dhomat e fshehta për votim duhet të ruajnë largësinë 1.5 metra nga njëra tjetra.

-Përpara qendrave të votimit nuk duhet të ketë grumbullime dhe mes votuesve që presin duhet të ketë një distancë fizike prej 1.5 metrash.

-Votuesi i cili përfundon procesin e votimit duhet të vijoj të mbajë një distancë  prej 1.5 metra me votuesit që vijojnë procesin.

-Votuesi pas procesit të votimit dezinfekton duart.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve