Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata

Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut se ka shfaqur probleme me zemrën. Ndërkohë që ai vazhdon betejën për të fituar lirinë. Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin.

Dhe i vetëdijshëm për këtë rrezik Beleri ka angazhuar avokatët e tij mbrojtës që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të fituar lirinë. Pas ankimit që ai i bëri vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që e la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim, duke kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, Fredi Beleri ka dërguar disa kërkesa të tjera për ndryshim mase sigurie.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se një tjetër kërkesë për shpallje të pavlefshme të ‘arrestimit në flagrancë’ është dërguar në apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pra kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Vlorës e cila e konsideroi të ligjshëm arrestin. Një tjetër ankim është në apelin e GJKKO për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe lirimin e tij me një masë tjetër më të butë.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës? Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet  të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Beleri kërkoi heqje të masës së sigurisë dhe vlerësim të paligjshëm të arrestit, Apeli i përgjithshëm ia kalon çështjen GJKKO-së

1684143826_fredibeleri.jpg

Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë GJKKO-së.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 29/05/2023 19:33

    Bejleri duhet futet ne rekorder guinness per vetullat! Po fitoje ta gjykoni me arrest shtepie.

    Përgjigju
  • Beni: 29/05/2023 15:42

    Nuk duhej lejuar te kantidonte nje kriminel i tille.Ate qe neglizhoi shteti ,ta riparoje Gjykate.Ai,pamvaresisht historise kriminale te mepareshme eshte kapur duke vjedhur vota.Duhet me cdo kusht te denohet.Gjykata te tregoje drejtesine.Populli atje e ka syte.Zgjedhjet duhet te perseriten.

    Përgjigju
  • Greco mascara: 29/05/2023 14:27

    Aty te kalbet

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/05/2023 13:52

    Pèr çfarè mbahet nè burg kjo fundèrrinè? PÈR BLERJE VOTE? Atèherè pra,,,,nèse votat u blenè dhe diferenca me kandidatin tjetèr, rezulton tè jetè 15 vota,,,,kush mund tè pranojè qè fundèrrina paska fituar? Gjykata, duhet tè shprehet, jo vetèm nè çèshtjen penale por edhe efektet anèsore administrative. Zgjedhjet nè Himarè, duhet tè pèrsèriten medoemos.!!!

    Përgjigju
  • Mario: 29/05/2023 13:48

    Kush e ka vene re qe te gjithe keta qe perfundojne ne burg kane dhimbje zemre? U dhemb zemra para te te bejne krime?

    Përgjigju
    • zemra ime: 29/05/2023 15:35

      te gjithe kta me lek kur rrasen brenda behen me zemer dhe e kalojne burgun ne spital, ata te vobektit qe kapen me tapet te vjedhur i fusin nje overdoze metadoni, dhe perseri nuk i cojne ne spital

  • Komando: 29/05/2023 12:57

    Bejleri qen grek duhet te rrij ne burk,akuzohet per masakren ne peshkepin e siperme ,e dij mir historin kam qen ushtar komandoje ne ate koh ,dhe kemi shkuar per missione ne ate repart ????????

    Përgjigju
  • Kledis: 29/05/2023 11:59

    Po po kush i ha keto? LOL Te gjithe kriminelet semuren papritur kur plasen brenda.Eshte bere mode. Mbajeni qenin aty. Aty te kalbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme