Natyrisht nuk ka bërë mrekullinë, por po punojnë dhe mbi të gjitha janë njërëzorë- të thonë banorët e bllokut afër zyrave të LZHK-së në Tiranë në njësinë 5.
"Kishim një shqetësim sot"- tregon Albert Lohi - "trotuari i ri dhe rruga shumë e mirë e bllokut ku banojmë u prish mbrëmë nga shofer i pasjellshëm, i cili prishi pllakat dhe një brez trotuari". "U mblodhëm sot banorët e pallatit dhe dikush gjeti numrin e Erion Velisë. Bëmë fotot e trotuarit të shkatërruar mbrëmë. Ia nisëm te whatsapp i Veliaj- vazhdon të tregojë Berti- "Nuk vonoi dhe kryetari i Bashkisë na nisi një sms: Duroni! Për dy orë e keni të rregulluar".
"Banorët thanë se "na e tha sa për të na hequr qafe”- vazhdon të flasë Berti- Nuk vonoi dhe erdhi një grup specialistësh nga ndërmarrja e bashkisë dhe filluan riparimin e trotuarit. Nga ora 12.00 gjithçka mbaroi. I nisëm një foto Erionit me trotuarin e rregulluar.
Na u përgjigj: Për çdo hall që mund t’ua zgjidh bashkia, mos hezitoni, me shkruani", Erioni.
Një fakt i vogël nga banorët e bllokut pranë LZHK. Por tregon se qytetari numër një i Tiranës tregohet korrekt.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
