Problemet e peshëngritjes s'kanë fund, Qerimaj dëmtohet dhe tërhiqet nga Europiani

Problemet e peshëngritjes s'kanë fund, Qerimaj dëmtohet dhe tërhiqet nga Europiani

Erkand Qemiraj gjatë një garimi në Peshëngritje

Nuk kanë fund problemet në peshëngritjen shqiptare. Pas rasteve të dopingut radhën e kanë problemet me dëmtimet. Erkand Qerimaj është tërhequr nga Europiani i Peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Rumani për shkak të një dëmtimi.

Shkodrani do të garonte të enjten në mbrëmje në kategorinë 77 kg së bashku me Daniel Godellin dhe synonte medalje por dëmtimi e ka penguar që të futet në garë. Vetë Qerimaj në facebook njofton për tërheqjen nga garimi në Europianin e Peshëngritjes ku shkruan:

Vendosëm që do tërhiqem nga gara pasi kam një inflamacion të tendinës së gjurit nga ngarkesat stërvitore. Pasi e shoh të arsyeshme të mos dëmtohem më shumë që të je mi gatshëm për garat e tjera. Edhe konsulta me doktorin Italian ishte që të bëj pushim”.

Erkand Qerimaj, peshëngritës

Sonte në pedanë për Shqipërinë do të ngjiten Briken Çalja dhe Arbër Çerçizi në peshën 69 kg ndërsa nesër në peshën 77 kg garon Daniel Godelli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • baftjari: 30/03/2018 14:04

    ska me doping u maru

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion