Problemet me lëkurën, dr.Bardhi:
Kujdes me rrezet, merrni masa

Problemet me lëkurën, dr.Bardhi:<br />Kujdes me rrezet, merrni masa
TIRANE - Temperaturat e larta, plazhi, e mospasja e informacionit të duhur ndodh që të na i prishin planet e pushimeve duke na shkaktuar probleme.

Një nga shhqetësimet kryesore me të cilët po përballen thuajse të gjithë teksa kthehen nga pushimet janë problemet me lëkurën.

Mjekia dermatologe Brunilda Bardhi sqaron në një intervistë për A1Report se në poliklinikë janë shtuar rastet e pacientëve që vijnë me probleme në lëkurë.

"Vizitat kanë filluar të shpeshtohen me problemet e lëkurës kryesisht vijnë me dermatide kontakti apo pickime nga insektet vijnë me infeksione të ndryshme qoftë kto infeksione bakteriale apo infeksione mykotike kto të cilat mund të jenë si rezultat të marra qoftë në bregedet ose pishina," - thotë doktoresh Bardhi. 
 
Sipas doktoreshës të gjithë duhet të tregojnë kujdes dhe duhet të marrin masa për tu mbrojtur nga dëmtimet në lëkurë.

"Problemi më madhor është problemi i djegieve kështuqë duhet të vendosin kremin e diellit kur të dalin në plazh dhe mundësisht në orët e forta të mos ekspozohen pasi ne themi gjithmonë dhe e theksojmë mos u ekspozoni në orët e forta, sa herë dilni gjysëm ore para se të ekspozoheni vendosni kremërat e diellit në varësi të tipologjisë së lëkurës. Lëkura përveç skuqjes djegies, ka tharje ka dehidrim dhe natyrisht konsumimin e ujit, ujë sa më shumë" - shprehet dermatologia.

E nëse ende nuk i keni nisur pushimet, doktoresh Brunilda Bardhi ju fton që të merni me vete edhe një çantë me këshilla kujdesi.

"Me vete duhet të kenë gjithmonë në çantën e tyre kremin me filtër mbojtës për trupin një sprite apo një late në formë latë në mënyrë të tillë që të përhapet më lehtë nëse janë buzë detit duhet të vendosin çdo dy orë kremin mos ekspozohen në orët e forta një kapele të madhe syze mbrojtëse dhe një krem me aloe vera dhe ndoshta një antisaminik, keto janë këshillat që duhet ti ketë gjithsecili në çantë me vete," - keshillon dermatologia Brunilda Bardhi.
 
Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë më i shtuar në këto ditë për shkak të gtemperaturave të larta dhe rrezatimeve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane