TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Nisur nga një imazh i përcjellë mbrëmjen e djeshme në median vizive, në lidhje me tekstin "Gjuha shqipe 2" të shtëpisë botuese "Morava", ku konstatohet problematika për përmbajtjen e një faqe që ka për ilustrim një hartë pjesore të Evropës (Ballkani dhe pjesa rrethuese e tij), MAS informon se, problemi i ngritur është se në hartë nuk figuron shteti i Kosovës dhe emri i shtetit të Austrisë është shkruar Australi. Një situatë kjo e papranueshme!
MAS thekson se, kjo situatë qëndron për tirazhin e shtypur deri në vitin 2013-të, duke filluar prej vitit të miratimit si tekst në vitin 2011-të. Ekzemplari ku është konstatuar problemi i takon sasive të prodhuara para vitit 2014-të.
Që prej shtatorit të vitit 2013-të, MAS shprehet se ka ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile, Avokatin e Popullit, mësues, Akademinë e Shkencave, median dhe aktorë të tjerë të fushës për të diskutuar rreth problematikave të teksteve shkollore.
Reflektimet e mbledhura nga ky proces ju përcollën nga MAS të gjitha shtëpive botuese, të cilat pasi bënë korrigjimet finale të teksteve konstatuan 120 tekste shkollore me probleme të cilat u hoqën nga katalogu.
Pjesë e korrigjimeve për katalogun ishte edhe ky tekst, ku nga Ministria e Arsimit dhe Sportit iu kërkua shtëpisë botuese "Morava", korrigjimi dhe zëvendësimi i tekstit me probleme pa pagesë nga ana e nxënësit. Kjo edhe për rastet kur libri është i ripërdorur.
Ndaj MAS rithekson se, tirazhi i shtypur në vitin 2014-të është i korrigjuar. Kjo pasqyrohet në faqen 83-të të ekzemplarëve. Harta e përdorur është me shkallë zvogëlimi më të vogël dhe duket qartë, me kufij dhe me shkrim, shteti i Kosovës. Njëkohësisht, në këtë hartë nuk figuron shteti i Austrisë.
Këto dëshmi librash e tekstesh të miratuar nga "Komisioni për Miratimin e Teksteve Shkollore" pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitin 2011-të, si dhe gjetjet e deritanishme nga MAS, përforcojnë dhe më shumë pozicionin e Qeverisë shqiptare se alterteksti ishte një dështim. Në këtë kuadër Ministria po zbaton gjithë reformën e nevojshme për tekstet shkollore.
Ndërkohë, prej disa kohësh MAS njofton se, ka krijuar një adresë të posaçme elektronike: [email protected]
/* (function(){try{var s,a,i,j,r,c,l,b=document.getElementsByTagName("script");l=b[b.length-1].previousSibling;a=l.getAttribute('data-cfemail');if(a){s='';r=parseInt(a.substr(0,2),16);for(j=2;a.length-j;j+=2){c=parseInt(a.substr(j,2),16)^r;s+=String.fromCharCode(c);}s=document.createTextNode(s);l.parentNode.replaceChild(s,l);}}catch(e){}})();
/* ]]> */
ku fton të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit të dërgojnë foto të teksteve me probleme në përmbajtje të së cilës të jenë të shënuara dhe titulli i tekstit, emri i autorit dhe numri i faqes së tekstit ku konstatohen këto probleme.
MAS thekson se secili prej këtyre rasteve do të ndiqet me seriozitetin maksimal nga./a.g/
/Shqiptarja.com