Problemet që shkakton mungesa
e kalciumit dhe si ti shmangni ato

Problemet që shkakton mungesa<br />e kalciumit dhe si ti shmangni ato
Bëhet fjalë për mineralin e kalciumit, mineral ky shumë I rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit tonë.

Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut, ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve.

Depozitat e kalciumit, janë kockat dhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockat bëhen më të dobëta.

Më kalimin e moshës të gjithë duhet të shtojnë konsumin e kalciumit në dietën ditore, në mënyrë që të shmangni shqetësimet që do tju rendisim më poshtë.

Gjithashtu në mungesë të vitaminës D, përthithja e kalciumit bëhet më e ngadaltë prandaj dhe mjekët këshillojnë që të bëhet sa më shumë banjo dielli.

Më poshtë do t’ju listojmë shqetësimet që sjell mungesa  kalciumit.
 
Ndjesi sikur po ju shpojnë më gjilpëra, dridhje të muskujve, mpirje, halucinacione, konfuzion, etj
Dhimbje e theksuar kockash
Dhimbje muskujsh
Luahatje humori
Probleme me gjumin.
Thonjë të dobët dhe të brishtë
Flokë të dobët
Lëkurë të brishtë dhe të zbehtë
Dhimbje dhëmbësh

 
Sipas dietologëve duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që e përmbajnë këtë mineral që të keni sasinë e kalciumit që ju nevojitet.

Qumështi dhe nënproduktet e tij
Vezët
Peshku dhe frutat e detit
Frutat e thata
Soja
Sallatërat: Spinaqi, brokoli, lakra, rrepa, etj.


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë