Problemi i sëmundjeve të gjakut,
Ivanaj: Mungon transplantimi

Problemi i sëmundjeve të gjakut,<br />Ivanaj: Mungon transplantimi
TIRANE- Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e gjakut në vendin tonë vazhdon të rritet dita ditës. Problem kryesor nuk janë shtimi i të sëmurëvë nga sëmundjet e gjakut , por trajtimi dhe kurimi deri në fund i tyre .Sipas mjekut  Arben Ivanaj , Hematolog në QSTU, situata në spitalet tona për trajtimin e këtyre pacienteve është kritike dhe ka nevoja emergjente për ndërhyrje të reja .

“Nuk është problem parash, kostoja nga A deri te Zh e një të sëmuri që duhet të trajtohet me transplant nuk shkon më shumë se 35 mijë euro në Shqipëri. Është keq sepse nuk mbyllet cikli i mjekimit dhe në këtë kuptim mbyllja e saj është e rëndësishme. Nuk është problemi se mungojnë ilaçet. Duhet të mbyllet cikli dhe ky i fundit është i gjatë dhe mbyllja e tij bëhet me transplantin. Përderisa transplanti nuk bëhet në Shqipëri kjo do të thotë se cikli i mjekimit nuk mbyllet.”-ka treguar mjeku Hematolog.

Po ku qëndron problem që ndryshe nga vendet tjera të botës, në Shqipëri ende nuk është e mundur të bëhet transplant i palcës Kurrizore?

“Ne kemi 120 raste me limfoma të reja në vit,nga  të cilat rreth 60 përfitojnë nga  transplanti. Ne kemi afërsisht 100 glaukoza acute në vit prej të cilave rreth 70 përfitojnë nga transplanti.”-tha Arben Ivanaj.
                                                                 
Në vit në departamentin e Hematologjisë në QSUT,sipas Ivanaj paraqiten 200 raste me sëmundje gjaku .Njëqind e njëzet janë me limfoma të reja ,nga të cilat 60 prej tyre kanë nevojë për transplante.Ndërsa me glukoza acute paraqiten 100 , ku 70 prej tyre përfitojnë nga transplanti i palcës kurrizore .

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak