Problemi madhor i PD-së, 740-at; Minori, LSI-ja

Problemi madhor i PD-së, 740-at; Minori, LSI-ja

Lulzim Basha me aleatët

Kur partitë e djathta e humbën pushtetin më 1997 (pas një rebelimi popullor), votat e tyre pësuan rënie. Por me kalimin e viteve, ato shënuan një rritje graduale, e cila kulmoi në vitin 2009 (shihni grafikun shoqërues). Në atë vit, koalicioni i PD-së mori 710 mijë vota dhe koalicioni tjetër i djathë (Poli i lirisë së LZHK-së, PDK-së etj.) mori 30 mijë vota (gjithsej 740 mijë).

Katër vjet më vonë (më 2013), votat e djathta pësuan një rënie të lehtë – koalicioni i PD-së mori 680 mijë vota dhe FRD e Topit mori 30 mijë vota (gjithsej 710 mijë). Ndërkohë, në zgjedhjet e atij viti, votat e partive të majta shënuan një rekord historik – u bënë plot 1 milion…

Ndërsa në vitin 2017, votat e partive të djathta (PD, PR, PDIU etj., pavarsisht se s’ishin në koalicion) pësuan një tkurrje dramatike, ndërkohë që votat e partive të majta (PS, LSI, PSD, LIBRA, PDS etj., pavarsisht se s’ishin në koalicion) e tejkaluan nivelin 1 milion.

Fakti që partitë e djathta e kanë rekordin historik (pas vitit 1997) në nivelin e 740 mijë votave, përbën një problem për PD-në, partinë kryesore të djathtë. Kjo, sepse partitë e majta (edhe kur kanë garuar së bashku, edhe më vete) kanë përsëritur dy herë rresht së fundmi rekordin e 1 milion votave.

Por LSI-ja, partia e dytë e majtë ka kaluar në koalicion me PD-në tani. A nuk i jep kjo lëvizje shpresë PD-së se mund të krijohet një balancë votash mes dy kampeve në zgjedhjet e ardhshme?

Është e vërtetë se LSI-ja mori 225 mijë vota në zgjedhjet e fundit, por ikja e saj nga pushteti (pas 8 vjetësh) dhe futja në koalicionin e djathtë nuk garantojnë një transferim mekanik të votave në kampin e djathtë. Sepse shumica dërrmuese e votuesve të LSI-së janë tradicionalisht të majtë.

Në fakt, në sondazhin e fundit që kam zhvilluar, rezutonte se 1/3 e votuesve të LSI-së janë të gatshëm të votojnë sot për PS-në, ndërsa 1/3 nuk janë gati të votojnë për asnjë parti. Vetëm 1/3 i mbeten besnikë LSI-së, pavarsisht se ajo ka kaluar në koalicionin e djathtë.

Me pak fjalë, PD-ja ka një problem madhor, sepse partitë e djathta morën 200 mijë vota më pak se rekordi i tyre 740-mijësh, dhe një problem minor, sepse aleatja e majtë (LSI-ja) mund të transferojë vetëm 1/3 e votave të saj nga majtas, djathtas… (realstory.al)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?