Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka bërë të ditur planin e saj, për situatën me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur në vend.
Me një postim të gjatë në facebook, Topalli sjell ndërmend përmbytjen e fundit në vend, që ndodhi në vitin 2015, ndërsa thotë se shpyllëzimi, kryesisht përgjatë lumenjve të fuqishëm, si Vjosa, Osumi dhe Shkumbini, si dhe administrimi dhe përdorimi i papërshtatshëm i tokës, konsiderohen si shkaqet kryesore të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësorë në zonat e ulëta.
Sipas Topallit, ka nevojë urgjente për të ndërhyrë me masa të strukturuara kundër përmbytjeve, duke e konsideruar një prioritet që nuk mund të shtyhet pafundësisht apo të trajtohet me masa zbutëse të momentit.
"Nevoja urgjente për të ndërhyrë me masa të strukturuara, me frymëmarrje afatgjatë, kundër përmbytjeve është një prioritet që nuk mund të shtyhet pafundësisht apo të trajtohet me masa zbutëse të momentit, sikur është vepruar deri tani. Trajtimi i këtij problemi nuk duhet parë në optikën e një kostoje por të një investimi strategjikë të integruar për zhvillimin e qëndrueshëm të potencialeve të territoreve të përmbytura", shkruan Topalli mes të tjerash.
Po ashtu, Topalli përmend edhe nevojën e sensibilizimit dhe komunikimi të përgjegjshëm me qytetarët që ndodhen në zonat e rrezikut, duke theksuar edhe ngritjen e një grupi pune me ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e hidroteknikës dhe bonifikimit.
B.K./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19.1%
-
Pak
10%
-
Aspak
70.9%
Vota total: 110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm
14 Janar, 15:21
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor 2024, 16:51
PER RASTIN S'DO TA GJUKOJA PER POLITIKE......I ÇIK DO TA THEM-SHFAQJA E ZOÇKES NE HAPESIRE TE JEP GJALLERI NE XHAN....I MARSHIN TE KEQEN-KA GOXIM TE FLAS NJERI NDRYSHE......
PërgjigjuShpejte u kujtove!
PërgjigjuKapeni pe zhelesh dhe qiteni jasht kete sherbetoren e Sali qenit
Përgjigju