Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur

Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD.

Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj.

Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.

Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi, i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze.

E para, po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidat të mundshëm.

E kuptoj që është proces false, ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces false bën dëm, kur bëhet fjalë për një hap të madh, siç janë listat e hapura.

Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur.

Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërish i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurrimi real, nëse dëshiron të kesh produkt.

Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëjë dëm serioz, pasi shumë vetë e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit.

Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefinën etj.

Në këtë prizëm, serioziteti me të cilin PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstruoziteti me të cilin i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësojë dhe më keq garën, pasi do t’i ofrojë shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare.

Nga ana tjetër, ky proces kështu siç po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.

Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtetë. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh për ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori.

Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli.

Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 26/07/2020 22:24

    I pari ne liste i madhi te medhenjve Flamur Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)