LUSHNJE - Kreu i komunës Kolonjë në Lushnje, Jakup Beqiri i është drejtuar dy herë rradhazi komisariatit të Lushnjes në këtë qytet pasi është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës. Për të dy shtetasit, Policia e Lushnjes ka nisur vetëm procedimin penal në gjendje të lirë.
Dritan Buzi, më 10 Gusht të këtij viti, ka dhunuar fizikisht dhe i ka shkatuar dëmitme në kokë kreut të Komunës Kolonjë, Jakup Beqiri, brenda banesës së tij. Ndërsa shtetasi me iniciale A. B, 43 vjeç, më parë, më 17 Korrik po të këtij viti ka kanosur me jetë kryekomunarin Beqiri. Për të dyja rastet Policia e Lushnjes i ka ndjekur shtetasit në fjalë për veprat penale të plagosjes dhe kërcënimit për shkak të detyrës, por ka dhënë, momentalisht, vetëm masën “procedim penal në gjendje të lirë”.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, në një lidhje telefonike, kreu i komunës Beqiri i konfirmoi faktet e sipërpërmendura dhe gjithashtu arsyen e sulmeve ndaj tij, që mbetet “për shkak të detyrës”. I pyetur dhe se cili është mendimi i tij mbi masën e hetimit në gjendje të lirë të të dy autorëve, Beqiri u shpreh se ja ka lënë në dorë drejtësisë vendimet që merren mbi këtë rast. Duke shprehur në këtë formë besimin e tij mbi organet e drejtësisë dhe mbi një zgjidhje institucionale të çyshtjes.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com