TIRANE- Ministria e Brendshme ka regjistruar procedim penal në lidhje me skandalin e mashtrimit të shqiptarëve me anë të punësimit në Afrikë, pasi plotësohen elementët e nenit 110/a të Kodit Penal për trafik njerëzor. Përmes zëdhënësit për shtyp Florion Serjani, dikasteri blu bëri me dije se “Rastet e trajtuara në media, që kanë lidhje me trafikimin e personave janë marrë në konsideratë dhe po trajtohen si në aspektin penal, ashtu edhe në atë social të mbrojtjes dhe asistencës. Çështja e punëtorëve shqiptarë të punësuar në Afrikë po trajtohet me angazhimin maksimal nga ana e Policisë së Shtetit dhe rasti është regjistruar si procedim penal”.
Ndërkaq, duke siguruar se strukturat shtetërore janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër trafikut njerëzor, Ministria e Brendshme thotë se “Inspektorati Shtetëror i Punës aktualisht është duke ushtruar detyrimin ligjor të inspektimit ndaj subjektit përkatës. Proceset do të vijojnë paralelisht deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë”. Burime të rezervuara pranë Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se bëhet fjalë për grupe të mirëorganizuara, por pa godinë apo kompani reale të regjistruar, të cilat funksionojnë në bazë të parimit “sa më shumë të sjellësh, aq më shumë është pjesa jote”, ku në shkëmbim të mijëra eurove për udhëtimin, u premtohet punësim me paga të majme dhe më pas lihen në Afrikë, ku përveç pagave të ulëta rrezikojnë të preken nga malarja.
Denoncimet e shqiptarëve
Laver Shahaj ka punuar në Guinenë Ekuatoriale në vitin 2012. Ai ka denoncuar se kompania që u premtoi punën u’a mbante të fshehtë vendin ku do të shkonin. “Gjëja e parë që na u kërkua ishte që të nxirrnim pasaportat për 15 ditë. Na u premtua 1 milionë e 100 mijë lekë rrogë mujore. E lexuam kontratën dhe aty shkruhen 25 mijë lekë të reja në muaj. Këta njerëz mohojnë ekzistencën e shtetit. Ne shikonim ditë për ditë që sëmureshin punëtorë dhe iknin. Nuk u mor asnjë punëtor me ambulancë. Binin në shesh. U thoshim ju lutem merreni këtë se është sëmurë nuk mund të punoj duke e parë.
Nuk kishim dushe tamam për 15 punëtorë”. Artur Brazhda një tjetër ish-punëtor në Guinenë Ekuatoriale tregon gjithashtu se kishte vështirësi në punë, teksa mungonte siguria teknike. “E kuptova që u sëmura sepse kisha rënie të imunitetit të trupit. Këputje gjunjësh. Dhimbje koke, temperatura shkoi në 41 gradë”-thotë ai. Këto janë vetëm denoncimet e bëra publike në medie, pasi burimet policore thanë se me dhjetra persona kanë dorëzuar kallëzimet penale pranë komisariateve apo prokurorive të zonave ku jetojnë, ndërsa gjithçka po merret seriozisht.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com