TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm  i Policisë së Shtetit Artan Didi, ka urdhëruar të gjitha drejtoritë e policisë së gjitha qarqeve dhe konissariateve, që punonjësit e policisë që referojnë procedime penale në Prokurori, të monitorojnë ecurinë e procedimit, si në organini e akuzës ashtu edhe në Gjykata.

Urdhëri është lëshuar në mars të kërtij viti, nga ana e Didit, dhe ka të bëjë me verifikimin e masave që kërkon Prokuroria si dhe vendimet që japin gjykatat. Në bazë të urdhërit të lëshur nga ana e kryepolicit, të cilin A1 Report e disponon, referimet duhet të fillojnë nga muaji Mars, e në vazhdim.

Mësohet se në qendër të këtij urdhëri është forcimin e luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë, si një shqetësimet më të mëdha të ngritura si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Pak ditë më parë, ishte Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përmes një letre të dërguar Presidentit Nishani, shprehte shqetësimin e tij, lidhur me 25 raste konkrete të vendimeve të paligjshme të gjykatave të cilët kishin liruar kriminelë të arrestuar nga ana e policisë.  

Sipas tij në këtë mënyrë ulet besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësië, referuar aludimeve të mundshme për afera korruptive në dyert e gjyqësorit, si dhe rritet rrezikshmëria në komunitet, për shkak të masave lehtësuese të togave të zeza. Tahiri-Nishanit: Ja 25 vendime me shkelje, ndëshko gjyqtarët!

Po për Presidentin, në deklaratën e tij, është detyrë e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço që të verifikojë dhe të nisë procedime disiplinore ndaj gjyqtarëve.Nishani: Detyrë e ministrit Naço të verifikojë dhe ndëshkojë gjyqtarët

Ndërkaq, ditën e djeshme, Ministri Naço, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në televizionin A1 Report, vlerësoi nismën e Tahirit, duke u shprehur se nëse letra do t’i ishte dërguar Ministrisë së Drejtësisë, siç Pretendonte Nishani, atëherë ky i fundit do të kishte ngritur akuzat për presion politik mbi gjyqësorin. Naço: Letra e Tahirit shmangu akuzat e Presidentit ndaj meje


PDF - Urdhëri i lëshuar nga Drejtori i Policisë, Artan Didi


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)