TIRANE - Pas nisjes së procedimit penal ndaj ish ministrit të arsimit Myqerem Tafaj ky i fundit ka reaguar në faqen e tij në Facebook duke e quajtur kallëzimin si një mënyrë për të baltosur figurën e tij. Tafaj shkruan se ky është një sulm i pastër politik, se ai ka zbatuar me përpikmëri kushtetutën dhe se është i hapur ndaj çdo lloj hetimi.
 
Më poshtë statusi i plotë i Myqerem Tafajt
Kallzimi i bërë nga qeveria ndaj meje është një sulm politik, pjesë e strategjisë së kësaj qeverie për të baltosur cdo politikan të opozitës.
Unë e kam ndërtuar karrieren time akademike dhe politike mbi vetëm bazën e punës së palodhur, ndershmërisë, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit maksimal. 
Në ushtrimin e detyrës si ministër kam zbatuar me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjin.
Jam i hapur për hetim dhe kam besim se Prokuroria do ta bëj atë pa u ndikuar nga presioni i qeverisë.


Myqerem Tafaj është akuzuar nga Ministria aktuale e Arsimit se ka abuzuar me detyrën gjatë kohës që ishte Ministër i Arsimit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)