'Procedurat', filmi i Suela Bakos dhe Metës shfaqet në Tiranë

'Procedurat', filmi i Suela Bakos dhe Metës shfaqet në Tiranë

Dy artistë të njohur, Suela Bako dhe Ergys Meta do të shfaqin në kinematë e Tiranës duke filluar që nga data 25 maj, një film të titulluar “Procedurat” që flet për fatin e njerëzve që zgjedhin rrugën e artit.

Filmi “Procedurat”, një prodhim nga “Erafilm” trajton dy histori të shkurtra faqe të së njëjtës monedhë: Në një shoqëri ku vlerat morale blihen dhe shiten, të gjithë janë gjahtarë dhe viktima të njëri- tjetrit.

Producenti Robert Budina në një konferenvë për mediat që u mbajt dje ka bërë të ditur se ky film është realizuar me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në kuadrin e kategorisë së filmit indipendent.

Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë trupës artistike, regjisorëve, aktorëve dhe trupës teknike, të cilët vunë mbi të gjitha pasionin.

Producenti Robert Budina

“Procedurat” në pjesën e parë “Me duar në xhepa”, ka në qendër të historisë personazhin e Oliverit. Ai është një pianist i divorcuar, i papunë dhe i pashpresë. Oliveri është i detyruar të kryejë veprime, që shkojnë në kundërshti me formimin e tij, për të shpëtuar nga borxhet që po i marrin frymën. Në pjesën e dytë “Një ditë si kjo”, në qendër të filmit është Soni.

Gruaja bëhet dëshmitare e një padrejtësie, që i ndodh dikujt dhe ajo nuk reagon. Po si do të veprojë ajo kur e njëjta padrejtësi do ti ndodhë vetë asaj? Projekti kinematografik ka bërë bashkë aktorë të njohur të filmit shqiptar. Ky film vjen në vijim të realizimit të tjerë projekteve kinematografike nga shtëpia kinematografike “Erafilm”.

Rikthimi i aktorëve Xhelal Tafaj dhe Ergys Metaj
“Procedurat”, që vjen i realizuar nga dy regjisorë i shtohet jetës artistike të Tiranë këto ditë, duke rikthyer në ekranin e kinemasë dhe emra aktorësh që prej vitesh mungonin për publikun. Pas kaq shumë vitesh në ekranin e madh të kinemasë vjen dhe aktori Xhelal Tafaj, këtë herë në rolin e inspektorit në filmin “Me duar në xhepa” nga Ergys Meta.

Më tej në role janë dhe të tjerë aktorë si Pëllumb Dervishi, Marilda Furxhi, Naun Shundi, etj. Pjesë e filmit është dhe aktori i njohur Neritan Liçaj.

Regjisori i ka besuar rolin e pianistit, i cili në kushtet e papunësisë dhe në një gjendje të vështirë financiare detyrohet të mësojë të grabisë për të përballuar problemet dhe të shlyejë borxhet e tij.. Në galerinë e tij të personazheve me kinema, aktori tregon se ky rol tregon jetën e vështirë të artistëve në vendin tonë, por dhe problemet sociale të shoqërisë shqiptare.

Personazhi im është një artist, që tregon shumë për realitetin tonë që jetojmë sot. Është personazh që tregon gjendjen e mjeruar të artistëve në Shqipëri. Janë njerëz që kanë mbetur pa punë. Në filmin që jam unë “Me duar në xhepa” unë vij me rolin e pianistit”, tregon aktori Neritan Liçaj për filmin që është protagonist. “Është një histori shumë e thjeshtë, shumë njerëzore dhe e xhiruar shumë bukur.

Aktori Neritan Liçaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja