'Proces jo transparent me fitues të paracaktuar', bizensmeni i përjashtuar nga ankandi për blerjen e Vllaznisë: Voltana Ademi na injoron (VIDEO)

Me argumentin se ka mungesë dokumentacioni, subjekti “Gurakuqi” është përjashtuar nga ankandi për blerjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, një vendim që përfaqësuesi Almiro Gurakuqi e ka ankimuar.

‘Presim përgjigjjen e bashkisë, por kam ndjesinë që do të shtyhet pafund. Pasi autoriteti shitës nuk kërkon një proces të hapur dhe transparent. Shoh te ky autoritet shitës një anshmëri absolut dhe një paracaktim të fituesit,’-deklaroi ai.

Por nëse kjo ndodh Almiro Gurakuqi shprehet se do të ndjekë rrugë të tjera.

‘Unë, stafi im dhe i gjithë grupi i operatorëve do të ndjekim çdo procedurë nga bashkia Shkodër do kalojmë të autoriteti i konkurencës, APP-ja dhe KPP-ja. Janë të gjithë instanca që do shprehen dhe nuk e di se çfarë do të vendosë bashkia e Shkodrës më pas. Sido që të shprehen më pas do jetë procesi gjyqsor, pasi serioziteti jonë në këtë proces është maksimal,’-u shpreh ai.

Edhe pse është e detyruar me ligj bashkia e Shkodrës dhe kryetarja Voltana Ademi sipas Gurakuqit i ka neglizhuar totalisht, duke mos i kontaktuar për ofertën.

‘Problemi është se kryetarja e bashkisë nuk ka komunikuar kurrë me ne, paçka se i kanë patur të gjithë mundësitë. Ka një injorim total,’-tha ai.

Procesi i parë i ankandit ku morën pjesë 3 subjekte u mbyll me 12 maj, ndërsa oferta minimale për blerjen e aksioneve është 509 milionë lekë të vjetër. Në garë për blerjen e Vllaznisë mbeten në këtë fazë, Fuji Film me përfaqësues Alban Xhaferrin, ndërsa subjekti i dytë nuk është bërë publik.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2021 23:10

    Z.Gurakuqi,po kush jeni ju perpara FUJIT,per Voltanen ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë