Belgjikë- Në Belgjikë, vijon procesi “Black Eagle” ku 34 persona akuzohen si pjesë e një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.
Mediat e huaja shkruajnë se Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.
“Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai.
Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”.
Nga ana tjetër sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse apo fabrikë buke, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.
27-vjeçari, i lindur në Tiranë prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antëerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antëerp.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën dhe 10 mijë euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit
31 Mars, 16:19
-
Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari vuajti 3 vite burgim! U kap me 195 pako kokainë, trafikonte mes Shqipërisë dhe Italisë
31 Mars, 16:03
-
Itali/ Arrestohet 38- vjeçari shqiptar, karabinerët i gjejnë sasi kokaine dhe marijuane në garazhin e shtëpisë
31 Mars, 11:28
-
Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht
29 Mars, 18:38
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar
25 Mars, 19:59
-
Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia
24 Mars, 19:28
-
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
24 Mars, 16:04
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09