Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass deklaroi se gjatë presidencës gjermane po behët e pamundura për ti dhënë një perspektivë të re të rinjve në Ballkanin perëndimor, duke marrë shkas nga fakti se 71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendi
Ai u shpreh për një strategji me tri hapa për të luftuar këtë fenomen: investimin në të ardhmen e rajonit, zgjidhjen e problemeve të së kaluarës dhe anëtarësimin në BE.
Sa u përket investimeve të reja BE-ja kohët e fundit vuri në dispozicion rreth 9 miliardë euro për ta bërë më tërheqës rajonin në aspektin ekonomik, duke siguruar kështu mbështetje për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit.
Ndërsa sa i përket perspektivës së integrimit europian ministri gjerman u shpreh i vendosur për të vazhduar më tej.
Ministri Maas premtoi edhe një herë se do të përpiqej t’i hapë që këtë dhjetor edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut: “Para përfundimit të Presidencës Gjermane në Këshillin e BE-së, ne duam të mbajmë një konferencë të parë anëtarësimi me Maqedoninë e Veriut. Dhe, nëse e lejojnë rrethanat, edhe me Shqipërinë,” – tha Maas.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia e Kosova, më parë duhet të “braktisin fantazmat e së kaluarës” për të bërë hapa përpara në këtë rrugë dhe të arrijnë të bashkëpunojnë me një-tjetrin.
E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, e cila është e ndarë etnikisht edhe sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.
/er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
19 Shtator, 15:53
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
Tjetër incident me gjuhën në Maqedoninë e Veriut, fshihen fjalët shqipe në tabelat rrugore
17 Shtator, 13:33
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator, 09:45
-
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
16 Shtator, 12:50
-
Komisioneri francez largohet nga Komisioni Evropian! Akuzon Von der Leyen: Ju i keni kërkuar Francës të tërheqë emrin tim për arsye personale
16 Shtator, 10:31
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator, 15:39
-
Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
14 Shtator, 13:10
-
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
14 Shtator, 09:18
-
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
13 Shtator, 21:02
Mund te shash politikanet Tane si te paafte dhe miq te autokratit Erdogan..por s'mund te mos kuptosh qe kur Iliret kishin ate ndjenjen e pavarsisë..qytetërimit dhe respektit ndaj vlerave te jetes..ju barabaret e Gjermanise hanit pisha te egra e ulerisnit pas qenerve skandinav.. Shqiptaret jane pasaedhes se Ilirve..jemi me europian ne historinë tone se ju . Gjithsesi..si e keni katandis ju..shume shpejt do ju bej te fala Polonia dhe Italia
Përgjigju